Turizëm i pazakontë në Tokën e Shenjtë
Pikturat e artistit të preferuar të Perëndimit, grafistit Benksi, janë pjesë e jetës së përditshme të palestinezëve përreth Betlehemit. Disa prej këtyre punëve që mbushin muret anës rrugëve janë fshirë, të tjerat mbrohen, por disa prej tyre janë kthyer në pjesë të pandashme të ekzistencës së banorëve. Në Bregun Perëndimor, barriera izraelite e sigurisë po nis të ngjajë me murin e Berlinit. Ana izraelite e murit është e pastër, por në anën palestineze mund të thuhet me plot gojën se po lulëzojnë grafitet.
E dija se piktori britanik Benksi e kishte përuruar këtë stil arti para nja dy-tre vjetësh, por pa e pasur idenë me saktësi se ku gjendeshin punët e tij. Fillimisht, nuk i dhashë rëndësi kësaj dukurie, gjendesha këtu vetëm për të parë Betlehemin, por një ditë, taksia me të cilën po udhëtoja kaloi përbri një pikture murale ku tregohej një pëllumb i veshur me jelek antiplumb, të cilën e kisha parë nëpër edicione lajmesh. Kështu që i bëra një foto.
Shoferi i taksisë reagoi në çast. "Të pëlqen Benksi?", më pyeti ai. "Do të të pëlqente një tur? Mund të t‘i tregoj të gjitha pikturat e tij". Krejt pa dashur, kish vënë këmbë në trendin më të ri turistik të Betlehemit: turi jozyrtar përreth pikturave të Benksit. Një vit pasi nisi të pikturojë në muret e ndërtesave përreth Betlehemit, e tre vjet pasi kishte nisur ta bënte këtë mbi murin masiv përreth Bregut Perëndimor, punët e Benksit janë bërë pjesë e peizazhit të qytetit. Madje ndihmojnë modestisht edhe industrinë e turizmit në qytet, e dëmtuar rëndë pasi izraelitët ndërtuan murin e sigurisë në vitin 2002.
Izraeli nxiton të bëjë me dije se muri ka ndërprerë sulmet kamikazë, që janë zëvendësuar nga sulmet me raketa, të cilat lëshohen rregullisht nga Gaza. Por palestinezët ankohen se jeta e tyre është ngurtësuar tej mase prej ndërtimit të murit, ndërkohë që "turet Benksi" janë kthyer në një rrugë fitimprurëse për shumë taksistë.
Ahmedi është hollak, rreth të pesëdhjetave, me një fytyrë të mprehtë e mustaqe të mbajtura me kujdes. Ai thotë se ndihmoi për të kaluar bojërat në kufi në çastin kur, një vit më parë, Benksi bashkë me disa artistë të tjerë, vendosën të ndërmerrnin një projekt për të pikturuar nëpër muret e ndërtesave të Betlehemit. "Njerëzit e anës sonë i pëlqejnë pikturat e tij, thotë ai, pasi arrijnë ta shohin me sy atë që kërkon të thotë përmes tyre", por edhe pasi artisti grumbulloi vitin që shkoi fonde për fëmijët e Betlehemit përmes një galerie të quajtur "Getoja e Shenjtë".
"Përveç dy pikturave, vazhdon Ahmedi. Të dyja i fshinë. Nuk e kuptonin domethënien e tyre. Tek e para, një gomari i kërkohej pasaporta prej një ushtari izraelit. Nuk e kuptonin ç‘do të thoshte që edhe gomari duhej pajisur me dokumente. Mendonin se nuk ishte gjë e mirë për palestinezët, kështu që e fshinë".
Në fakt, vjet, nëpër edicionet e lajmeve, u pa një kronikë sipas së cilës vendasit kishin fshirë një pikturë, pasi ndiheshin të fyer prej saj. Ironia nuk përkthehet dot në të gjitha rastet në arabisht dhe në vend që të kuptonin domethënien e vërtetë, palestinezët menduan se bëhej fjalë për një fyerje kundër tyre. "Këtu jemi njerëz, e jo gomarë", tha në atë kohë për "Reuters" Nasri Kanavati, pronar i një restoranti. "Është fyese. Më bëhet qejfi që u fshi".
Në fakt, vetëm para një muaji, një korrespondent i BBC-së vendosi të kryente me gomar një udhëtim nëpër Tokën e Shenjtë, duke ndjekur rrugën e kryer nga Maria dhe Jozefi, ashtu siç e rrëfen "Bibla". Iu desh të përdorte kafshë tjetër, pasi ushtarët e një postblloku i kishin ndaluar kalimin. "Na bënë me dije, raportoi korrespondenti Alim Makbul, se gomari ynë nuk kishte letrat në rregull".
"Engjëlli"
Për turin "Benksi" nuk ekziston ndonjë itinerar i përcaktuar. Vitin e shkuar u realizuan nga piktori 12 piktura dhe Ahmedi më çoi të shihja katër prej tyre.
Në një prej pikturave tregoheshin dy gomarë me qytete mbi shpinë, të realizuara nga dy piktorë që i janë bashkuar Benksit në këtë nismë. Pamë edhe pikturën e pëllumbit të veshur me jelek antiplumb, si edhe një tjetër ku një vajzë e vogël kontrollon një ushtar izraelit, tashmë e bërë e famshme. "Domethënia e kësaj pikture, shpjegon Ahmeti, është që fëmijët ndalin ushtarët e marrin armët. Kështu që mund të jesh i fortë sot, por jo përgjithmonë".
Diku, shpjegimet e tij janë të mprehta, diku të çuditshme. Në të dalë të qytetit, ndaluam para "Hedhësit të Luleve", një prej pikturave më të njohura të Benksit, mbi murin e një ndërtese që po shembet. Në të tregohet një palestinez i maskuar, duke hedhur një buqetë lulesh. Zahmedi tregon se vendasit kërkuan me ngulm që të lihej më këmbë të paktën muri ku gjendet piktura, pasi kjo është puna më e vlerësuar e Benksit në Betlehem. Ai u sjell ndërmend qytetarëve një engjëll të bronztë në një kishë aty pranë, në Lëndinën e Bariut. Në fakt, palestinezët e quajnë këtë pikturë thjesht "Engjëlli".
"E kuptojnë mirë atë që përpiqet të thotë Benksi, shpjegon Ahmedi, pasi kjo pikturë është edhe para kishës". "Ǒdo të thotë e njëjta pikturë", e pyes. "Po, kjo, e njëjta", më shpjegon. "Në cilën kishë", vazhdoj. "Mund të të shpie atje ta shohësh vetë", thotë ai me shpejtësi.
Shkojmë me taksi në një kishë të vogël pranë fshatit Beit Sahur në Luginën e Bariut. Është një prej vendeve ku mendohet se një grup engjëjsh kënduan me rastin e lindjes së Jezusit. Është destinacion i njohur pelegrinësh e turesh turistike për besimtarët katolikë. Një engjëll i bronztë në hyrjen e kishës, në një pozicion të caktuar, duket se u kujton palestinezëve "Hedhësin e Luleve".
Zahmedi këmbëngul kur thotë se Benksi e njihte këtë skulpturë dhe se e kishte paraqitur te "Hedhësi i Luleve", dhe se vetëm falë kësaj lidhjeje, muri kishte shpëtuar pa u shembur. Por mua, statuja dhe piktura nuk më ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën. "Vërtet njerëzit e quajnë pikturën e Benksit ‘Engjëlli‘?" e pyes Ahmedin. "Kështu e kanë titulluar me të vërtetë"? "Po. Është piktura e këtij engjëllit", vazhdon me të tijën. "Por nuk është engjëll", i them. Kisha vendosur ta bëja të pranonte se ishte piktura e një militanti palestinez. Doja ta bindja se një militant që godet me tufa lulesh është ide aq absurde sa vlen si simbol i fortë ironie kundër akteve të dhunës në Bregun Perëndimor. Zahmedi ngre supet. "Nuk e di. Njerëzve u pëlqen tej mase", thotë ai.