E Shtunë, 31 Tetor 2026

Briatore: Alonso më i fortë se Shumi, sepse gabon më pak

Në një krahasim ndërmjet Mikael Shumaher, kampionit më të mirë të të gjitha kohërave në Formula 1 dhe Fernando Alonsos, Flavio Briatore preferon pilotin aktual. Drejtuesi i skuadrës Reno shpjegon arsyet e tij: "Janë dy pilotë tërësisht të ndryshëm, që kanë garuar në epoka të ndryshme. Megjithatë, nëse do të më duhej të zgjidhja ndërmjet tyre, mendoj se Fernando gabon më pak se Mikael. Fernando ka një aftësi të veçantë: sa më shumë ta vendosësh nën presion, aq më mirë reagon ai në pistë. Ndërsa Shumi nuk ishte i tillë kur ndodhej në situata stresi". Pra, për Briatoren nuk ka asnjë dyshim, sepse "Fernando është Fernando. Dhe është kthyer me një vit eksperiencë më shumë, një sezon të kaluar te një prodhues shumë konkurrues (MekLaren)". Sigurisht që tradhtia e dhjetorit 2005, kur dy herë kampioni i botës deklaroi publikisht kalimin te "shigjetat e argjendta", nuk është e lehtë të harrohet. "Natyrisht që nuk ishte diçka e bukur, shtoi ai. Gjithçka u bë në periudhë Krishtlindjesh dhe nuk është diçka që e cilësoj ‘një dhuratë të bukur‘. Ndjenjat dhe sjellja kanë shumë rëndësi për Fernandon, që në atë periudhë nuk ishte i lumtur me ne. Personalisht nuk isha i mërzitur dhe nuk ndjeja keqardhje, por vetëm trishtim për largimin e tij".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›