Putin, rikthimi i mundshem si President
Presidenti rus, Dmitri Medvedev, do te jape doreheqje nga posti i tij vitin e ardhshem, duke ia liruar rrugen Vladimir Putinit qe te kthehet ne krye te shtetit. Gazeta "Vedomosti" duke iu referuar burimeve te paidentifikuara, ka raportuar se Putin po planifikon te udheheqe serish me Rusine. Dy dite me heret, Medvedev ka propozuar zgjatje te mandatit presidencial prej 4 ne 6 vjet, hap ky qe gazeta e pershkruan si pjese te planit te Putinit per rikthim ne Presidence. Sipas ketij plani, Medvedev do te implementoje ndryshimet ne kushtetute dhe reformat e pa popullarizuara sociale, ne menyre qe Putini te mund te kthehej ne Kremlin, per nje periudhe me te gjate. Pastaj, ne 2009, do te zhvillohen zgjedhjet presidenciale, ne te cilat Putini, i cili aktualisht eshte kryeminister, do te zgjidhet serish President dhe do te qendroje per dy mandate nga 6 vjet ne kete post.