Ari Han, ne Tirane per doreheqjen
Aranit Muraci
Trajneri i kombetares sone, Ari Han do te mberrije ne Tirane, ne nje nga ditet e ardhshme, per te dhene doreheqjen zyrtare. Vendimi per ta shkarkuar nga posti i trajnerit te kombetares ka disa dite qe eshte marre, madje fill pas humbjes ne Danimarke. Tashme eshte zyrtare, qe holandezi e ka pranuar me ne fund largimin, ndonese mesohet se ai ka dashur te perfitoje gjithcka mundej nga kontrata 2-vjecare qe nenshkroi me FSHF-ne, ne fillim te vitit te kaluar. Aktualisht ne baze te kontrates, Hanit i mbetet qe te perfitoje edhe 100 mije euro,(Ari Han nuk ka pasur asnje objektiv, ndaj edhe nese kuqezinjte nuk do te merrnin asnje pike, ai kishte te drejte te pretendonte respektimin e kontrates) por FSHF ka insistuar se largimi i tij, do t'i hape rruge ardhjes se trajnerit te ri dhe ne kete mes eshte gjetur nje zgjidhje qe i ka kenaqur te dyja palet. Me i fituar ka dale holandezi. Kesisoj Ari Han do te perfitoje aferisht gjysmen e te ardhurave qe do te merrte, nese do te drejtonte kuqezinjte deri ne fund te eliminatoreve. Ndonese me veshtiresi, por edhe me ndihmen e nje ndermjetesuesi, FSHF bindi trajnerin Ari Han qe te pranoje largimin nga drejtimi i kuqezinjve. Holandezi i bankines sone nuk do te jete ne stol, ne perballjen e radhes, ndaj Portugalise dhe kater dite me vone ne nje ndeshje miqesore ndaj Gjeorgjise. Sipas te dhenave te para, pjesa e rezervuar nga kontrata qe nuk i eshte paguar holandezit Ari Han do t'i akordohet nje trajneri vendas, i cili do te jete ne prove, nese ekipi do te paraqitet me mire apo jo, ne tre ndeshjet e radhes. Kuqezinjte do te perballen me Portugaline dhe me Danimarken, ne Tirane dhe do te luajne nje ndeshje ne Suedia, per te mbyllur eliminatoret e Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010". Kontrata e trajnerit te ri eshte menduar te jete me opsion rinovimi, ne baze te lojes dhe paraqitjes se ekipit ne keto tre ndeshje. Sakaq, mesohet se stafi drejtues i kuqezinjve, qe do te drejtoje ekipin ne eliminatoret e ardhshme do te projektohet me shpejt, ndoshta pas ndeshjes me Portugaline. Jo me kot eshte perzgjedhur ndeshja miqesore me Gjeorgjine. Nje pjese e mire e lojtareve te kombetares, pas ndeshjeve te mbetura eliminatore te Kupes se Botes, do te largohen, ne baze te disa reformave qe do te ndermerren, qe tifozet te shijojne suksesin e pare.
100 mije euro
FSHF i detyrohet trajneri holandez Ari Han, ne baze te kontrates. Por pas shkarkimit, holandezi pritet te perfitoje dicka me teper se gjysma, duke i hapur rruge zgjidhjes per te emeruar nje trajner shqiptar, deri ne fund te eliminatoreve te boterorit.