E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazon Lioni, kryeson Marseja e Canes

Olimpik Marseje eshte ngjitur ne krye te kampionatit francez, per here te pare gjate ketij sezoni. Marseja udheheq kampionatit me 62 pike, ose nje pike me shume se Lioni. Pas barazimit te Lionit, 2-2 me Lilen, Marseja qe fitoi nga ana e saj 4-1 ndaj Grenobles mori ne dore frenat e kampionatit. Lorik Cana, kapiteni i ekipit ne France eshte shprehur se tani te gjithe besojne tek titulli kampion. Cana pritet te jete edhe lojtari i pare shqiptar qe fiton titullin kampion ne France, me nje ekip qe eshte shpallur me pare edhe fitues i Liges se Kampioneve. Olimpik Marseje fitoi ne vitin 1993 trofeun me te rendesishem ne kontinentin dhe qe nga ajo kohe nuk ka arritur dot te shenoje asnje sukses ne kampionatin e Frances.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›