Riberi sheh me interes fanellen e Barcelones
Perpjekjet e Bajernit te Mynihut per t'u kualifikuar ne gjysmefinale te "Champions", pas humbjes 4-0 ne "Komp Nou", vetem ne rast se ndodh ndonje mrekulli, do te finalizohen ashtu sic deshirojne bavarezet. Pas ndeshjes se pare mesfushori francez i Bajernit te Mynihut, Frenk Riberi vendosi perfundimisht qe te ardhmen e tij ta kaloje se bashku me Mesin, nen drejtimin e Guardioles. Zbulimi i fundit vjen nga fjalet e Van Bomelit: "Ai deshiron qe te luaje me Barcelones, pas ketij sezoni, - theksoi Van Bomel - loja e tij eshte krejtesisht e pershtatshme per menyren sesi luajne katalanasit". Riberi dhe Barcelona, do te luajne ndaj njeri-tjetrit ndeshjen e "championsit" dhe atehere ata do te fillojne te mendojne per te arritur nje marreveshje se bashku. Ne rast se Riberi do t'i bashkohet Barcelones, ai se bashku me Mesin, (plus te pakten nje nga dyshja Eto dhe Henry), do ta beje nje mision te pamundur, fitoren per ekipet e tjera. Riberi ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e Barcelones, ne ndeshjen e pare dhe skuadra katalanase i ka hyre ne zemer. Van Bomel, nder te tjera, ka deklaruar: "Loja e Frank Riberise e ben me te fuqishme dhe i jep teknike Barcelones, cka mund ta ktheje ate ne nje skuader perfekt, per sezonin e ardhshem". Per sa i perket ndeshjes, Mesi deklaron: "Ne kemi kerkuar qe ta mbyllim sa me shpejt lojen qe te jete e mundur dhe ia dolen brenda 45 minutave te para. Por do te luajme me nje ritem te larte edhe ne ndeshjen e kthimit me Bajernin". Pas humbjes ne ndeshjen e pare, bavarezet jane kritikuar nga mediat dhe ish-lojtare te ketij ekipi. Sipas tyre, humbjet kane ndodhur gjate gjithe historise, por ndaj Barcelones Bajerni eshte paraqitur ne pjesen e pare sikur te ishte nje ekip amator. Nga ana tjeter u eshte pergjigjur kritikave trajneri Klinsman, i cili deklaroi se Barcelona ka nje stil te tille futbolli, qe e detyron ate te bej diferencen karshi ekipeve te tjera.
Sot
Barcelona do te ndeshet me Bajernin e Mynihut, ne nje ndeshje ku kualifikimi shihet si nje formalitet. Katalanasit pritet te dhurojne te njejtin spektakel, nderkohe ne ndeshjen tjeter, Celsi do te prese Liverpulin, pas fitores se pare 3-1.
Neser
Arsenali synon kualifikimin, pas barazimit 1-1 qe siguroi ne ndeshjen e pare, ndaj Vilarealit. Topcinjte do te mjaftohen me nje barazim pa gola, kurse Mancesteri duhet te fitoje patjeter ne Porte, per te prere nje bilete ne gjysmefinale te "champions"