E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanit, gol i rregullt ndaj Milanit

Bogdanit i mohohet nje gol i rregullt, qe i shenoi Milanit ne fundjave. Ne minuten e 33-te te ndeshjes Kievo-Milan, sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani shenoi gol, por gjyqtari anesor e anuloi ate, duke e konsideruar ne pozicion jashte loje. Anulimi i golit nga ana e asistentit ka sjelle reagime ne ate moment, pasi Kievo pretendonte se gjithcka ishte ne rregullt. Goli i Bogdanit ka rezultuar plotesisht i rregullt. Pas rishikimit, nga pamjet televizive eshte cilesuar e parregullt nderhyrja e gjyqtarit. Kievo eshte mundur 1-0 ne pjesen e dyte, me gol te Sedorf. Keshtu, skuadra e Bogdanit ka humbur nje ndeshje te pamerituar ne fund. Kievo gjate javeve te fundit ka shenuar disa rezultate pozitive. Sulmuesi shqiptar ka disa jave qe aktivizohet titullar me Kievon, dhe po paraqet nje forme te mire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›