E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani 6 pikesh i perkohshem

Gjashte pikat e miratuara nge Keshilli i Sigurimit ne Kombet e Baskuara jnae te perkohshme. Mrgjithese eshte kerkuar shpehshere qe shqetesimet e Prishtines lidhur me planin 6-pikesh te OKB-se duhet te merren parasysh, EULEX-i duhet te vendoset gjithsesi ne Kosove. Zyrtare nderkombetare jane te bindur se per 2 vite askush nuk do te mund t ekuptoje kete plan. Por megjithese si i perkohshme kreret e shtetit kosovar nuk kane pranuar qe komision te shtrihej ne Kosove duke prenteduar se kjo do te shkelte sovranitetin dhe Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Ndihmessekretari amerikan i shtetit, Daniel Fried, pas miratimit te planit gjashtepikesh te Ban Ki-Mun per shtrirjen e EULEX, deklaroi se vendimi i KS-se te OKB-se per shtrirjen e EULEX-it ne gjithe Kosoven eshte nje goditje per ata qe duan ndarjen e saj dhe eshte nje hap per te konsoliduar nje shtet te bashkuar. Ai tha se EULEX-i do te veproje sipas Rezolutes 1244, qe eshte e paanshme ndaj statusit, por efekti i vendosjes se misionit, sipas tij, do te jete konsolidimi i institucioneve te Kosoves. Misioni i EULEX-it, sipas ndihmessekretarit amerikan te shtetit, do te veproje ne nje Kosove te pavarur, te pandare dhe sovrane. Nderkohe ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni ne nje interviste per BBC-ne pas takimiit, pershendeti miratimin unanim qe i beri Keshilli i Sigurimit vendosjes se EULEX-it. Ai tha se asnje plan nuk do te mund te zbatohet pa pelqimin e Prishtines dhe te gjitha veprimet duhet te jene ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves. Ndersa ish-ndermjetesi i Organizates se Kombeve te Bashkuara per statusin e Kosoves, Albert Rohan, e ka cilesuar paanshmerine e EULEX-it ndaj statusit, te permendur ne raportin e sekretarit te pergjithshem, si nje sfide per deklaraten e pavaresise se Kosoves dhe sovranitetin e saj. Ai tha se ka baze per skepticizem, ne marreveshjen gjashtepikeshe te OKB-se me Serbine, posacerisht ne fushen e policise, te kufijve dhe doganave. "Ka shume gjasa qe plani gjashtepikesh te coje drejt ndarjeve ne fushen administrative dhe strukturore te policise, doganave dhe te drejtesise, qe do te jene ne kundershtim me qellimet e autoriteteve te Kosoves dhe planit Ahtisari", sqaroi Rohan. Sipas tij, vendosja e EULEX-it, jashte planit Ahtisari, eshte nje nonsens, sepse misioni evropian eshte nje element i paketes. Ai tha se nuk eshte me rendesi mbi cfare baze do te shtrihet EULEX-i por shtrirja e tij ne gjithe territorin e Kosoves. Ish-ndermjetesi i OKB-se perjashtoi cdo mundesi te rihapjes se negociatave te reja per statusin e Kosoves por nenvizoi faktin se Prishtina dhe Beogradi zyrtar duhet te perfshihen ne bisedime per ceshtjet praktike. Raporti i sekretarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Mun, per rikonfigurimin e UNMIK-ut, respektivisht shtrirjen e misionit te BE-se ne Kosove, EULEX, i cili eshte kundershtuar nga Prishtina zyrtare, ka marre mbeshtetjen e Keshillit te Sigurimit.

Ndarja

Nderkaq shefi i misionit te Organizates se Kombeve Bashkuara ne Kosove, UNMIK, Lamberto Zannier, ne fjalimin e tij deklaroi se kur misioni Bashkimit Evropian dp te sjtrijet me shtetin e ri te Ballkanit ne baze te Rezolutes 1244 atehere UNMIK-u do ta rishikoj pozicionin e vet, duke e quajtur Kosoven shoqeri te ndare etnikisht.

Qendrimi

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kane mirepritur vendimin e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per vendosjen e misionit EULEX ne Kosove. "Ne e mirepresim rezultatin e debatit ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se te merkuren", tha zedhenesja e shefit per Politike te Jashtme dhe Siguri te BE-se, Havier Solana.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›