E le e dashura, e keqtrajton ne banese
Patos- Keqtrajton te dashuren pas vendimit te saj per t'u ndare. Nje grua 30 vjecare, e martuar dhe me nje femije, ka denoncuar ne policine Patosit Admirim Jancajn, 35 vjec, per dhunim ne banese. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se ndaluan te dyshuarin Jancaj menjehere pas ngjarjes se ndodhur. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 35 vjecari dhe V. X., kishin lidhje jashtemartesore qe prej disa vitesh. Vete e demtuara ka rrefyer ne komisariat se disa dite me pare i kishte thene Jancajt qe te mos e shqetesonte me, dhe se duhet te ndaheshin. Shkak eshte bere dyshimi i bashkeshortit te 30 vjecares, ndersa ajo rrezikonte shkaterrimin e familjes. Por kete vendim nuk e ka pritur mire i dashuri, qe diten e djeshme, rreth ores 13:30, i ka hyre ne shtepi ne lagjen "1 Maji" ne Patos dhe pas debatit e ka rrahur, duke i shkaktuar fraktura ne pjese te ndryshme te trupit. I ndaluari ka mohuar akuzen pas arrestimit, kurse V. X., eshte derguar per ekspertize mjeko-ligjore. Sherri eshte degjuar edhe nga fqinjet qe i kane ardhur ne ndihme 30-vjecares, ndersa djali i saj ka perjetuar momente traume.
Xh.B.
Xh.B.