E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollisti plagos 25-vjecarin

Durres- Mesfushori i skuadres se futbollit "Teuta" te Durresit arrestohet nen akuzen e plagosjes me dashje. Pas nje sherri mes te rinjsh, Qazim Buna, 30 vjec, me banim ne lagjen numer 7, dyshohet se ka goditur me grushte e shkelma, duke e plagosur rende, kundershtarin e tij A. Pasha, 25 vjec. Per ngjarjen ka nisur nje hetim i menjehershem, nga ku rezultoi se futbollisti ka qene i pajisur edhe me nje arme tip pistolete "Zastava" qe mendohet se ia ka dhene per t'ia fshehur, nje shokut te tij. Burime zyrtare thane se Buna eshte arrestuar per dy akuza dhe dosja i kaloi prokurorise per hetime te metejshme. Po diten e djeshme policia e Durresit ka vene nen hetim edhe tre persona te tjere per vepren penale te plagosjes me dashje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›