E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han, zhgenjimi qe s'fshihet

Trajneri i kombetares, do te vezhgoje edhe nje ndeshje te sotme, para se te shpalle listen, anti-Malte. Me aq ndeshje se ka pare deri tani, trajneri wshtw shfaqur i zhgenjyer. Pritet konkluzioni, ne perfundim te ndeshjes se sotme, me Tiranen. Perballe Shkumbinit, lojtaret e Tiranes do te jene ne njw vezhgim special te trajnerit. Migen Memelli, kandidat per ne kombetare, do te jene ne plan tw parw. Sakaq, me bardheblute mund te bashkohet edhe portieri i kombetares sone, Isli Hidi, qe ende nuk ka vendosur per ekipin e ardhshem. Ne ditet e fundit te merkatos se dimrit, ai eshte bashkuar ne stervitje me bardheblute dhe duket se eshte shume prane kontrates, me kete ekip. Hidi, pas divorcit me ekipin qipriot Alki, eshte futur ne bisedime per te nenshkruar nje kontrate te mundshme. Portieri mohon te kete arritur nje marreveshje dhe thekson se eshte kthyer te Tirana, vetem per stervitje, por gjate diteve te stervitjes portieri pritet te zyrtarizoje nje kalim te mundshem tek bardheblute. Hidi eshte ne dileme, per shkak te nje oferte qe i eshte bere ne Ukraine, te ish-ekipi i tij, Vorlska, ku aktualish luajnw Bulku dhe Bylykbashi. Tirana mbart edhe lojtare te tjere te kombetares. Ansi Agolli dhe Andi Lila jane pjese e kuqezinjve dhe luajne aktualisht me bardheblutw. Por edhe Devi Muka, qe eshte i skualifikuar njihet si kontigjent i perfaqesueses. Gjate viteve te fundit Tirana ka qene ekipi qe ka pasur me shume lojtare te kombetares, ne kampionatin shqiptar. Per portierin, ne rast se vendos eshte lene nje vend vakant qe te federohet, brenda parashikimeve. Para ndeshjes se sotme me Shkumbinin, nje prej lojtareve titullare te kombetares, Ansi Agolli thote: "Tirana eshte ekipi ku eshte e lehte te tregosh vlerat dhe te justifikohet prania ne kampionatin shqiptar. Jo vetem lojtaret qe jane pjese e kombetares, por edhe te tjeret besoj se do te japin dyfishin, sepse mund te jene pjese e kombetares," - perfundon Agolli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›