Malta, frike nga mungesat dhe i ftohti
Nuk eshte i shqetesuar vetem trajneri i kombetares sone, per mungesat dhe demtimet e disa lojtareve, para ndeshjes me Malten. Te njejtin shqetesim paraqet edhe Malta dhe trajneri i saj, i cili ndoqi dje ne mbremje ne "La Valeta" nje ndeshje miqesore, te nje ekipi maltez, ndaj Ferencvaroshit te Hungarise. Ne kete ndeshje, trajneri maltez pati mundesi te vezhgonte nga afer lojtaret qe mund te luajne ndaj kombetares sone, nje jave me vone, ne te njejtin stadium. Me 11 Shkurt, shpresat e Maltes jane qe te arrije piken e pare ne stadiumin "Ta' Qali", pikerisht ndaj perfaqesueses sone. Trajneri i kombetares se Maltes, Duzan Fitcel po vezhgon lojtare tw tjerw nga kampionati maltez, nje jave para ndeshjes me kombetaren tone. Ai shprehet se pas takimit me Shqiperine, ne radhet e maltezeve priten ndryshime. Fitcel vuri thekson te dimri i madh qe ka ndikuar dhe po pengon lojtaret, para ndeshjes me Shqiperine. "Ne po stervitemi ne nje terren artificial, per pjesen me te madhe te kohes. Do te jap nje vleresim dhe pershtypjet per lojtaret, pas ndeshjes me Shqiperine, - theksoi trajneri per gjendjen aktuale te Maltes, nw prag tw ndeshjes. Trajneri cek, Fitcel konfirmoi se Daniel Bogdanovic, qw shtw me njw ekip me Majkell Mifsud, tek Barnsli ne "Championship", nuk do te jete perballe kombetares se Shqiperise.
Malta
Majkell Mifsud dhe Andre Shembri nuk do te jene gati ne ndeshjen e radhes, ndaj kombetares sone, Edhe Bogdanovic qe eshte bashkuar kohet e fundit, shihet me medyshje. Lajme te mira per kombetaren, ne prag te ndeshjes se 11 shkurtit, me Malten.
Malta
Majkell Mifsud dhe Andre Shembri nuk do te jene gati ne ndeshjen e radhes, ndaj kombetares sone, Edhe Bogdanovic qe eshte bashkuar kohet e fundit, shihet me medyshje. Lajme te mira per kombetaren, ne prag te ndeshjes se 11 shkurtit, me Malten.