Me fitimet e naftes qe vershojne drejt Rusise korrupsioni eshte ne nivele rekord

Me fitimet e naftes qe vershojne drejt Rusise korrupsioni eshte ne nivele rekord. Organizata Transparency International e radhit Rusine ne nje grup me Kamboxhian dhe vendet e Afrikes Qendrore. Por nje avokat 34 vjecar po e sfidon kete dukuri.
Duke punuar ne laptopin e tij Alexei Navalny eshte kritiku me i madh i korrupsionit ne Rusi. Normalisht kjo eshte nje pune pa rezultat ketu ne Moske. Transparency International e radhit Rusine si ekonomine me te madhe te korruptuar ne bote. Por ky eshte nje vit zgjedhjesh ne Rusi. Korrupsioni jashte kontrollit radhitet ne krye te listes se shqetesimeve te klases se mesme ruse.
Korrupsioni ne Rusi eshte kudo. Ngado qe shkon dhe prek gjithkend. Kjo eshte arsyeja qe te gjithe jane te interesuar te shohin betejen time me korrupsionin.
Kremlini kontrollon me rreptesi televizionet ne Rusi. Por Navalny perdor internetin qe eshte ende i lire. Vjeshten e kaluar ndersa Navalny ishte student vizitor ne Universitetin Yale ai publikoi dokumenta ne blogun e tij duke pretenduar te tregonte se zyrtaret ne Transneft kompania shteterore e naftes ne Rusi kishte vjedhur 4 miliarde dollare te destinuara per ndertimin e naftesjellesit te pare te Rusise per Kinen. Blogu i tij regjistroi 1 milion vizitor.
Une publikova korrupsionin e tyre dhe brenda dy ditesh me shume se 1 milion njerez i kishin lexuar dokumentat. Disa mijera njerez komentuan dhe media filloi te shkruaj rreth kesaj. Ka disa gjera qe qeveria nuk mund ti injoroje.
Ne faqen e tij elektronike Navalny e quan Rusine e Bashkuar partia e kryeministrit Vladimir Putin partine e hajduteve dhe mashtuesve. Kete jave erdhi reagimi. Mijera sulme virusesh bllokuan hyrjen ne faqen elektronike Live Journal te Navalny-t. Elena Panfilova drejton zyren e Transparency International ne Rusi. Ajo thote se interneti lejon Navalnyn te terheqe mijera perkrahes ne fushaten e tij kunder korrupsionit.
shte kurajoja personale dhe menyra e te kuptuarit. Besoj se njerezit e mbeshtesin dhe e inkurajojne. Ai ka nje sens te shkelqyer per te gjetur informacione dhe nuk e tepron.
Zyrtaret rus kane reaguar ne menyra te ndryshme. Presidenti Dmitri Medvedev i cili pritet ta pozicionoje veten si nje reformist ne zgjedhjet presidenciale te marsit tjeter po flet tani kunder korrupsionit.
Ne nje takim te transmetuar ne televizionin kombetar me 30 mars ai paralajmeroi zyrtaret shteteror Korrupsioni e ka kapur ekonomine per fyti. Transneft kompania shteterore e naftes ka shkuar ne nje drejtim tjeter duke e hedhur Navalnyn ne gjyq.
Igor Demin zedhenes i kompanise i tha Zerit te Amerikes se shifra e akuzes per mungesen e 4 miliarde dollareve erdhi nga ajo qe ai e quan gazetari dembele. Ne nje vend ku gazetaret e guximshem dhe avokatet perfundojne zakonisht te vdekur Navalny thote se nuk do te stepet.
Nuk kam frike.. po te kisha frike nuk do i isha futur kesaj pune. E kuptoj ku jetoj. Jam i gatshem ta bej kete dikush duhet ta bej. Nese te gjithe do te kishin frike do te behej e veshtire per ne te jetonim.
Navalny thote se i ka dhene bashkeshortes nje liste me numra telefonash ne se ai zhduket ndonje dite.