E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arid Uka nje radikal islamik Shtypi kosovar Marrja e Zotit

ATENTATI I FRANKFURTIT
Sipas rezultateve te deritanishme te hetimeve akti eshte kryer nga nje person i radikalizuar pa lidhje me ndonje rrjet terrorist apo celule terroriste. Sipas vleresimeve te eksperteve ky eshte sulmi i pare vdekjeprures me sfond islamik ne Gjermani.


Marrja e Zotit Turpi i Zotit shkruanin dje gazetat e Prishtines per aktin e Arid Ukes kosovarit qe hapi zjarr ne nje autobus me ushtarake amerikane. Perfundimisht plumbat kunder ushtareve amerikane ne Aeroportin e Frankfurtit kane qene veper e nje islamisti. I riu Arid Uka nga Kosova me banim ne Frankfurt e ka pranuar vepren beri te ditur ministri i Brendshem i landit te Hessenit Boris Rhein.


Sipas rezultateve te deritanishme te hetimeve akti eshte kryer nga nje person radikalizuar pa lidhje me ndonje rrjet terrorist apo celule terroriste. Sipas vleresimeve te eksperteve ky eshte sulmi i pare vdekjeprures me sfond islamik ne Gjermani.


Per shkak te rrethanave te ngjarjes ka dyshime se ky ne rastin e ketij atentati kemi te bejme me nje veper me motive islamike tha Prokurorja e Pergjithshme e Gjermanise Monika Harms. Ajo tha se te premten ne mengjes do te mbahet nje konference shtypi dhe do te behen publike te dhenat per hetimet e deritanishme. Hetimet e autoriteteve gjermane po mbeshteten edhe nga autoritetet amerikane.


Sipas MPB te landit te Hessenit ku gjendet edhe aeroporti i Frankfurtit 21-vjecari e ka pranuar nderkohe vepren. Ai tha gjithashtu se sipas hetimeve te para behet fjale per nje islamist te radikalizuar i cili me sa duket ka vepruar si individ dhe qe sipas hetimeve te deritanishme nuk duket se ka pas vetes ndonje rrjet terrorist. Pas atentatit te djeshem policia federale ka shtuar kontrollet dhe pranine ne aeroportin e Frankfurtit.


Media gjermane mbi 1700 artikuj per Arid Uken Ja cfare shkruhet


Jane 1761 artikuj ne hapesiren gjuhesore gjermane qe flasin per kete tragjedi qe nga gazetat me te vogla deri te ato te njohura edhe ne bote dhe shtohen pas cdo minute.
Die Welt citon ministrin e Puneve te Brendshme se autori ka pranuar vrasjen dhe se punonte ne aeroportin e Frankfurtit.


Ushtaret amerikane ishin duke ardhur nga Londra dhe duhej te vazhdonin drejt Afganistanit dhe Irakut. Dy te vraret ishin pilote. Fqinjet tregojne se ishte i terhequr dhe se vinte nga nje familje konsevartive religjioze. Gjyshi tij ne Kosove ka qene hoxhe - shkruajne gazetat gjermane.


Nje fqinje serbe Katarina F. pohon se ishte i terhequr dhe nuk shoqerohej shume me fqinjet. Ishte rritur ne Gjermani. Policia gjermane ka gjetur lidhjet e tija ne Facebook me salafistet. Eksperti per terrorizem Guido Steinberg konstaton se urrejtja ndaj amerikaneve eshte karakteristike e xhidaisteve ne Gjermani.


Disa raste te meparshme jane burgosur para se t i kryejne veprat kriminale. Die Welt raporton se ai ishte fundamentalist islamik dhe nuk dihet akoma nese ka lidhje me ndonje grup terrorist. Sipas Franfurter Allagemien Zeitung ai sulmin e ka pergatitur ne detaje i vetem.


Ne Facebook ka qene i regjistruar me pseudonim dhe ka mbajtur kontakte me njerez radikale. Qellimi tij ishte te shkaktoje nje gjakderdhje te madhe dhe te vrase sa me shume te pafe - shkruan gazeta Die Welt.


Revista Stern thote se ai punonte si punetor ndihmes jo me punesim te plote ne qendren postare nderkombetare te Aeroportit prandaj edhe hyrjen e kishte te mundur ne autobusin e aeroportit. Kontrata e tij ishte deri ne fund te marsit. Me punen e tij ishin te kenaqur. Stern tregon se ai ka lindur ne periferi te Mitrovices dhe se familja e tij jeton tash e nje kohe te gjate ne Gjermani.


Sipas ministrit e Puneve te Brendshme te landit Hesen Boris Rhein behet fjale per nje islamist radikal. Ai nuk ishte i njohur per policine dhe sipas policise eshte radikalizuar per disa jave.


Revista Fokus shkruan se ai nuk i takonte ndonje grupi terrorist. Gazetat citojne edhe deklarimet e qeverise se Kosoves. Fotografine e vet e kishte bere pak para atentati duke dashur te beje nje foto me nje veshtrim killeri.


Babai i Aridit Amerikanet jane miqte tane

Murat Uka babai i Arid Ukes 21-vjecarit i cili dyshohet se vrau dy ushtare amerikane dhe plagosi dy te tjere ne Aeroportin e Frankfurtit shprehet se jane te shokuar me ate cfare ka ndodhur.


Amerikanet jane miqte tane dhe na kane ndihmuar shume. Sigurisht qe kurre nuk pajtohem me ate cfare ka ndodhur tha ai per mediat ne Prishtine. Edhe te afermit e Aridit te cilet jetojne ne Mitrovice e denojne sulmin mbi ushtaret amerikane.


Behgjeti djali i axhes se Aridit thote per Express se me i lumtur do te ishte sikur nje rast i tille ti ndodhte familjes sesa qe ju ka ndodhur ushtareve amerikane.


Aridi i pranon vrasjet

Arid Uka 21-vjecar i njohur me emrin Abu Reyyan ka pranuar autoresine e vrasjes se dy ushtareve amerikane dhe plagosjen e dy te tjereve. Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshem gjerman Borid Rhein dhe ka thene se ky eshte rezultat i marrjes ne pyetje te te dyshuarit.


Ai ka vepruar i vetem dhe nuk mendohet se ndonje organizate qendron pas tij por sulmi ka elemente te radikalizmit islamik. Policia gjermane gjate gjithe nates ka bastisur shtepine e familjes Uka ne Frankfurt. Nje shok i klases ka thene per Bild se Aridi eshte shume i qete por i rezevuar. Nuk kishte miq transmeton Indeksonline. Dy ushtaret e plagosur vazhdojne te jene ne gjendje te rende.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›