I plagosuri ne atentat hetohet hakmarrja per mashtrim

Hakmarrje per mashtrimin e nxjerrjes nga burgu. I arrestuari per aksidentimin e se motres dyshohet si atentator i Ndricim Hases i plagosur pak dite me pare ne kryeqytet me arme zjarri i cili mesohet se ndodhet ne gjendje te rende.
Lajmi behet i ditur nga burime te Drejtorise se Policise se Tiranes te cilet thane se lidhur me ngjarjen e ndodhur pak dite me pare ne kryeqytet ne afersi te rruges Ylbere Bylykbashi dyshohet te jete vellai i nje gruaje te aksidentuar dy vite me pare ne kryeqytet e cila me pas mesohet se ka nderruar jete ne Spitalin Ushtarak per shkak te plageve te marra ne aksident.
Lajmi behet i ditur per Shekullin nga burime te Policise se kryeqytetit qe pohuan se zyra e hetimit te vrasjeve ka ngritur per atentatin ndaj Hases tri pista si me te mundshme per krimin. Sipas tyre ne pisten e pare renditet pikerisht pista e vrasjes se mbetur ne tentative ne shenje hakmarrje per nje mashtrim te Hases ndaj nje personi me banim ne kryeqytet.
Burimet nuk dhane emrin e personit te dyshuar por thane se i dyshuari ka qene i arrestuar dhe i denuar per kryerjen e nje aksidenti se paku dy vite te shkuara. Nderkaq mesohet se ne nje aksident ka mbetur e vdekur edhe motra e personit te dyshuar e cila ka marre plage te renda ne trup te cilat me pas ne spital i kane shkaktuar edhe vdekjen.
Burimet e policise thone se dyshohet se gruaja ka vdekur ne te njejtin aksident ku eshte aksidentuar edhe i vellai dhe per kete shkak ai eshte arrestuar nga hetuesit. Gjate kohes qe personi i dyshuar ka qene ne burg dyshohet se Hasa i ka premtuar atij mbylljen e problemeve me policine kundrejt nje shume te caktuar parash.
Pavaresisht premtimit te Hases per sheshimin e problemeve ai mesohet se nuk ka mundur te mbaje premtimin e tij ndersa dyshohet se personi eshte denuar nga autoritet e drejtesise per aksidentin. Nderkaq ne muajin tetor te vitit te kaluar Hasa u arrestua nga zyra e Antikrimit Ekonomik te Policise se kryeqytetit me akuzen e prodhimit te pijeve te falsifikuara dhe te falsifikimit te vulave dhe stampave etj.
Pak muaj me pare mesohet se Hasa eshte lene i lire nga gjykata ndersa mesohet se eshte perballur me personin te cilin dyshohet se e kishte mashtruar i cili ka qelluar disa here ne drejtim te tij te henen ne mbremje.
Nga ngjarja mesohet se Hasa ka marre disa plage te renda dhe gjendja e tij eshte renduar. Policia ka verifikuar disa persona dhe ka shoqeruar disa te dyshuar por nuk jane gjetur prova per persona konkrete te dyshuar.