Sekretet e renda plumb te kontrabandes se armeve

EKSKLUZIVE - EMRA DHE DOKUMENTE
Qeveria e Tiranes e zhytur ne kontrabande armesh. Partneret kryesore serbet. Mes tyre edhe ish-militare te dekoruar nga Miloshevici per trimeri ne Kosove. Ne listen e partnereve edhe iranianet islamiket etj
Deri edhe transportet e armeve shqiptare kryhen me shofere serbe. Ja shkresat e Ministrise se Mbrojtjes ne Tirane qe kerkon pajisjen e tyre me viza ne Rinas e Han te Hotit
Nga goja e ministrit te Mbrojtjes se Shqiperise mesuam se Salehu 30 vjet ne pushtet i Jemenit na qenka aleat ne luften anti-terror . Nje xhevahir te tille mund ta degjonim vetem nga goja e deputetit te Vela Lukes se vitit 1992.
Per kedo qe ka degjuar dje debatet per armet ne Kuvendin e Shqiperise po japim disa pergjigje mbi keta partnere dhe aleate
.
Keta partnere ndahen ne tre grupe Se pari serbet se dyti perfaqesues te asaj qe quhet boshti i se keqes iraniane dhe koreanoveriore se treti fondamentaliste islamike qe i kontrabandojne armatimet shqiptare dhe ato serbo-sllave te tranzituara neper Shqiperi drejt organizatave terroriste te certifikuara nderkombetarisht.
SERBT
Nje nga aleatet serbe te ministrit aktual te Mbrojtjes pra te qeverise se Republikes se Shqiperise te trasheguar vite me pare nga paraardhesit e tij eshte Sllobodan Tesic shih dokumentin njeriu qe nder te tjera eshte ne listat e zeza te OKB-se per shkeljen e embargos se armeve ndaj Liberise se kasapit Charles Taylor ne bashkepunim me famekeqin zot te luftes Viktor Bout.
Dhe jo vetem. Nje tjeter serb emri dhe dokumentat perkates ndodhen ne redaksine e Shekullit ka ardhur ne Shqiperi te pakten deri ne maj 2009. Ky aleat dhe partner i qeverise se Tiranes eshte shquar nder te tjera ne veprimet e spastrimit etnik ne zonen e Prijedorit te Bosnjes lindore dhe dyshohet se ka marre pjese ne persekutimin e mjekut te shquar boshnjak Osman Mahmulin.
Ai eshte nje ish-paraushtarak qe ne bashkepunim me trupat e brigades se motorizuar 343 ka kryer vrasje civilesh boshnjake perfshire gra dhe femije ne vendin e quajtur Pyjet e Kurevos ne prill-maj 1992.
Nje serb i trete eshte ne kete liste. Ai eshte ish-bashkepunetor i famekeqit Diveroli ne vitet 2007-2008 dhe ne veren e vitit 2010 u vu nen hetimin e doganave amerikane per trafik armesh dhe municionesh luftarake.
Firma e tij Pinacle Corporation e inkorporuar ne Majami Florida po ashtu po investigohet aktivisht per trafik armesh ne drejtim te Grupit terrorist somalez Shabaab Militia behet fjale per pushke sulmi te prodhimit jugosllav te Fabrikes Cervena Zastava. Keto arme serbe do te tranzitoheshin nga porti i Durresit drejt Somalise.
Fatmiresisht nderhyrja e doganave amerikane njelloj si ne rastin e n/kolonelit ne pension Otoole beri qe te deshtoje ky trafik. Theksojme se ky shtetas serb ka vizituar Shqiperine edhe pas tragjedise se Gerdecit per kete mjafton te kontrollohen te dhenat e pikave te kontroll-kalimit kufitar.
Nje nder partneret e Ministrise se Mbrojtjes se qeverise se Republikes se Shqiperise partner i se paku dy ministrave te Mbrojtjes eshte edhe ish -komandanti i batalionit te ish-policise ushtarake te Milloshevicit i cili ne fshatin Gornij Bitesh ka vrare se paku dy civile te pafajshem shqiptare te Kosoves ne prill te vitit 1999.
Bashkepunimi serbo- shqiptar ka vijuar se paku deri ne fundin e vitit 2010 ose direkt ose i maskuar pas firmave private te lincesuara per tregtine e armatimeve. Edhe ky bashkepunim serbo-shqiptar eshte kryer ne kuadrin e koalicionit anti-terror apo ndoshta ne suazen e fqinjesise se mire
Ne kete simbioze thuajse cdo veprim importi eksporti apo tranzitimi i armatimeve shqiptare dhe jo vetem eshte kryer duke pasur te perfshire individe serbe. Madje edhe per banalitete te tilla si eksportim armesh trofe per ne Gjermani transporti eshte bere me kamione serbe dhe me shofere serbe si ne rastin e kamioneve me targa te Nishit NS228-333/43-77NS dhe NS 228-602/58-03NS me shofere Beljin Jovan dhe Radasonovic Milan. shih dokumentin
Eksporti i barutit shqiptar per Clermont BP ne Belgjike behej me shofere dhe kamione serbe jo se nuk ka shofere dhe kamione belge apo shqiptare por sepse serbet jane me te besuar per transportin e ngarkesave speciale. Serbet perdorin territorin shqiptar dhe aerodromet shqiptare per tranzitimin e qindra ton armatimeve.
Edhe kur duhet te importohen lende plasese luftarake si psh. C4 nga Irani transporti behet me avione e pilote serbe si psh avionet e nje tjeter personi problematik i cili vec te tjerash eshte dekoruar nga Miloshevici ne janar te vitit 2000 per trimeri te treguar ne lufte kunder shqiptareve ne betejen e Llozhes gusht 1998.
IRAN DHE KORE E VERIUT
Kontaktet me boshtin e se keqes Iran dhe Kore te Veriut perfshinin nje game te larmishme artikujsh qe nga porosite per parti 100 000 kallashnikovesh e deri tek avionet pa pilot pajisjet anti GPS apo granatahedhesit moderne RPG 29 te afte te demtojne dhe tanket me moderne si Challenger Abrahams etj te pajisur me blind reactive shumeshtresesh multi layer reactive armour qe paten nje eficence vdekjeprurese kunder tankeve izraelite Merkava 3 ne gusht te vitit 2006 ne jug te Libanit.
Per te furnizuar me bomba aviacioni aeroplanet e mplakur Fantom te Iranit partneret shqiptare te ajatollaheve te Teheranit i blene ne Afrike te Jugut dhe i transportuan nga magazinat doganore hollandeze si zakonisht nepermjet serbeve deri ne Rinas.
Pasojat e ketij bashkepunimi u pane dhe ne veren e vitit te shkuar kur eksplozivi RDX shqiptar i eksportuar ne Iran u kap ne Xhoja Tauro te Kalabrise ndersa po bente xhiron e botes per te mos u interceptuar para se te arrinte ne duart e Hezbullahut qe me ndemjetesine siriane e priste ne portin sirian te Tartousit.
Shitja e deshtuar e armeve serbe Jemenit dhe eksportimi i suksesshem i armatimeve shqiptare drejt aleatit Saleh te Jemenit jane disa nga bemat e epokes pas-Gerdec te trafikanteve shqiptare te armeve. Natyrisht Ministria jone e Mbrojtjes nuk mund ti linte pa i shitur arme edhe aleatit anti terror kolonelit Gadaf i cili ka dhene kontribut te vecante anti-terror duke hedhur ne ere diskoteka plot me marinsa amerikane apo avione civile plot me pasagjere te pafajshem.
ISLAMIKT
Persa i perket maredhenies se trafikanteve shqiptare te armeve dhe ekstremisteve islamike mund te themi qe rezultojne te perzjere personazhe te erret dhe shume problematike mes te cileve njeriu qe preu ne bese myslymanet e mjere te Serbrenices. Nese kampioneve ne mashtrim te qeverise shqiptare u duhen emrat i kemi dhe ato.
Si konkluzion mund te themi qe nese shqiptaret nuk do tua ndalojne doren ketyre trafikanteve dhe qeveritareve te papergjegjshem atehere zoti i ruajte shqiptaret Opozita e luleve dhe qirinjve duhet ta kuptoje se ndalja e dores se kontrabandisteve te armeve nuk eshte thjesht lufte politike por akt patriotik ne te kunderten kur djajte dalin nga shishja ndodhin Gerdece