Arie Haan: Shqipëria, një vrasëse e ekipeve të mëdha

Shqipëria bëri një start të pabesueshëm në katër ndeshjet e para: 5 pikë, kur i ka hequr nga dy pikë në çdo ndeshje dy gjigantëve të futbollit europian e botëror, Suedisë në Tiranë (0-0) e Portugalisë në Bragë (0-0).
Duke lënë mënjanë humbjen e pranueshme me Hungarinë në Budapest (2-0) e fitoren me Maltën në Tiranë (3-0), duhet pranuar një fakt i pamohueshëm: trajner holandez Arie Haan po ecën në gjurmët e paraardhësit të tij, kroatit Oto Bariç.
Ish-trajneri i Kinës e Kamerunit foli për gazetën më të madhe holandeze “De Telegraaf” pas barazimit historik të Shqipërisë me Portugalinë: “Shqipëria është një skuadër e vështirë për kundërshtarët. Kemi ndaluar Portugalinë e Suedinë. Thjesht jemi ‘vrasësit’ e grupit. Kemi lojtarë të mirë, të cilët gradualisht do të jenë të rëndësishëm. Pësuam një humbje me Hungarinë, por arritëm ta kthenim situatën menjëherë në favorin tonë”.
Han është i kënaqur edhe me klimën e punës në Shqipëri si dhe për ambientin në vendin tonë. Holandezi në gjashtë ndeshje: 4 zyrtare e 2 miqësore ka arritur 2 fitore, 2 barazime e 2 humbje. Shqipëria ndeshjen e ardhshme do ta luajë kundër Maltës, që jo vetëm nuk ka marrë asnjë pikë, por ende nuk ka shënuar qoftë edhe një gol të vetëm, 11 gola të pësuar.
E Shtune, 18 Tetor 2008