Arizona bllokon ligjin kundër emigracionit

Emigrantët në Arizona dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut festojnë fitoren. Pak orë para hyrjes në fuqi të ligjit të ri për emigrimin një gjykatë në shtetin federal të Arizonës shfuqizoi pjesët më të kontestura të ligjit. Gjykata ka lëshuar një vendim të përkohëshëm gjyqësor kundër dispozitave të ligjit që u kërkon forcave të rendit të kontrollojnë statusin e imigrantit për njerëz që dyshojnë se ndodhen ilegalisht në Amerikë, kur ata i arrestojnë apo ndalojnë ata.
Gjithashtu u bllokua një dispozitë tjetër në bazë të të cilës emigrantët duhet të mbanin me vete dokumentet ose në të kundërt do të ndaloheshin nga forcat e rendit si ajo që pengonte emigrantët e paligjëshëm të kërkojnë punë në vende publike. Dispozita e katërt e anulluar u hapte rrugë arrestimeve pa urdhërin e prokurorisë për emigrantët e dyshuar. Gjykatësja Susan Bolton shpjegoi, dispozitat e diskutueshme kanë të bëjnë me legjislacionin federal, dhe janë si rrjedhojë në kompetencë të qeverisë në Uashington. Kështu ligji mund të hyjë sot në fuqi vetëm i pjesshëm.
Qeveria e SHBA-së ngriti në fillim të korrikut padi kundër Arizonës për shkak të ligjit. Guvernatorja republikane e Arizonës e dërgoi çështjen në gjykatën e apelit .Sipas Jan Brewer se ligji i firmosur prej saj në muajin prill ishte reagim ndaj mungesës së zbatimit të ligjit amerikan të emigracionit nga zyrtarët federalë. Ajo tha se mosveprimi i qeverisë amerikane ka çuar në rritjen e krimeve dhe shtuar koston për shtetin për burgosjen e kriminelëve, kujdesin shëndetësor dhe shkollimin.
Delina Bitraku < I mëparshmi