E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai, dyshime për mosveprim të NATO kundër talebanëve në Pakistan

Presidenti afgan Hamid Karzai ngre vënë pikëpyetje mbi gadishmërinë e aleatëve perëndimorë për të goditur bazat e talibanëve në Pakistan. “Lufta kundër terrorizmit nuk bëhet thjesht në fshatrat apo në shtëpitë e Afganistanit, por në burimin e fondeve dhe stërvitjes së terroristëve, që gjenden jashtë Afganistanit. Pyetja shtrohet përse forcat aleate nuk po veprojnë” tha Karzai.

Gjatë konferencës për shtyp në Kabul ai shtoi se Afganistani nuk ka mundësi që të realizojë sulme të tilla, por forcat aleate munden. Mungesa e sulmeve të tilla sipas tij bën që të ngrihen pyetje mbi mbështetjen e Pakistanit për talebanët si dhe pse vazhdon të zgjatë konflikti.

Reagimi zyrtar vjen pas publikimeve të mijëra dokumentave zyrtarë në internet në faqen e WikiLeaks, në të cilat fajësohet kundërzbulimi pakistanez për mbështetje të militantëve talebanë. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›