Ronaldo prezantohet tek Korinthiasi
Korinthias - Ronaldo prezantohet tek skuadra braziliane e Korinthiasit. Fenomeni rikthehet në kampionatin Brazilian pas një shtegtimi të gjatë në Europë tek disa skuadra të ndryshme. Braziliani ka luajtur fillimisht në Holandë me skuadrën e PSV-së, dhe më pas kaloi tek Barcelona. Në vitin 1997 lojtari kaloi në Serinë A me skuadrën e Interit, ku më pas do të rikthehej në Spanjë, por këtë herë me rivalët e përjetshëm të Barcelonës, Realin e Madridit. Të njëjtën linjë Fenomeni do të ndiqte edhe më pas kur do të firmoste papritur me “armiqtë” e Interit, Milanin. Me këtë të fundit Ronaldo mbylli dhe karrierën e tij si futbollist në Europë, pasi mendohet që ai të mos kthehet më me këtë status në kontinentin e vjetër.
Tek skuadra e tij e re, Ronaldo të përfitojë 127 mijë euro në javë, shifër kjo mjaft e majme për të. Në faqen zyrtare të klubit thuhet se lojtari do të marrë në muaj gjithsej 400 mijë bashkë me reklamat dhe imazhin e tij. Lojtari do të mbajë në shpinë numrin e tij të preferuar, që nuk arriti ta marrë dot tek skuadra e Milanit, nëntën. Ronaldo pritet t’i rikthehet stërvitjeve shumë shpejt për të arritur në kondicionin e tij fizik më të mirë.