Arjan Beqaj, portieri më i mirë i Qipros
Arjan Beqaj, i cili luan me Anorthosis Famagusta, është cilësuar si portieri më i mirë i kampionatit qipriot.
Jetmir Halilaj
Gardiani i portës së përfaqësueses shqiptare është vlerësuar me këtë çmim nga mediat qipriote për të dytin vit radhazi. Sipas të përditshmes qipriote “Baris Gazeteski” është Arjan Beqaj portieri më i mirë i këtij sezoni, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm te skuadra dhe e ka ndihmuar tej mase atë për të fituar titullin kampion. “Beqaj është padyshim një ndër lojtarët më të mirë të Anorthosis këtë sezon dhe e ka merituar vendin e titullarit të padiskutueshëm, sepse me qetësinë dhe eksperiencën e tij i ka dhënë siguri skuadrës në repartin e prapavijës”, shkruhej në artikullin që i kushtohej mbrojtësit ekstrem të Kombëtares shqiptare. 32-vjeçari shqiptar luan prej dy sezonesh në këtë skuadër, pasi u transferua aty nga grekët e Ionikosit. Në 30 ndeshje të kampionatit qipriot, Beqaj është aktivizuar në 26 prej tyre dhe skuadra e Anorthosis ka pësuar gjithsej 13 gola. Skuadra ku luan shqiptari ka siguruar dy javë më parë edhe titullin kampion, pasi kanë mbetur në dispozicion edhe dy javë të tjera, por Anorthosis, e cila ka grumbulluar 68 pikë, ka 8 pikë më shumë se ndjekësja e saj më e afërt Apoel Nikosia, që renditet e dyta. Në këtë skuadër punon si zv/trajner ish-kapiteni i Shqipërisë, Foto Strakosha dhe luan edhe mesfushori Altin Haxhi. Trajneri i skuadrës Anorthosis, Temuri Ketsabia, ka përgëzuar Beqajn për punën e bërë gjatë këtij sezoni, duke thënë se ai e meriton çmimin si portieri më i mirë i kampionatit, pasi ka bërë një sezon të shkëlqyer. “Beqaj është një profesionist i vërtetë dhe mendoj se e meriton plotësisht çmimin si portieri më i mirë i sezonit. Jo vetëm sepse skuadra jonë ka pësuar më pak gola se gjithë të tjerat, por edhe sepse ai ka qenë gjithnjë në nivele të larta dhe tepër vendimtar për skuadrën edhe në momente të vështira”, është shprehur Ketsabia për mediat qipriote. Katër janë skuadrat në të cilat ka luajtur Arjan Beqaj gjatë karrierës së tij si futbollist. Ai është aktivizuar me Partizanin, Ofi Kretën, Ionikosin dhe Anorthosis Famagusta. Gjithsesi, pa frikë mund të thuhet se kulmin e tij e ka arritur pikërisht në radhët e skuadrës nga Qipro. Vetë faktet dhe arritjet e portierit me origjinë nga Kosova tregojnë qartë një gjë të tillë. Përsa i takon kombëtares, Beqaj e nisi edicionin e kaluar si rezervë, por pas dy ndeshjeve të para ai arriti të siguronte një vend në formacionin bazë të kuqezinjve. Ecuria e tij në përfaqësuese u përmirësua pasi u largua ish-trajneri i Shqipërisë, Hans Peter Brigel, me të cilin Beqaj asnjëherë nuk pati marrëdhënie të mira.