Bushi e Vangjeli, në krizë te skuadrat e tyre
Alban Bushi dhe Kristi Vangjeli po kalojnë një periudhë të vështirë te skuadrat e tyre.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk është aktivizuar asnjë minutë që kur skuadra e tij, Apollon Kallamaria, humbi në fushën e saj me Panathinaikosin, me rezultatin 3-1. Kallamaria renditet e fundit në tabelë me 22 pikë të grumbulluara në 30 ndeshje dhe tashmë e ka prerë biletën për të zbritur nga kategoria. Ka shumë mundësi që Alban Bushi të largohet gjatë merkatos së verës. Këtë sezon ai ka shënuar vetëm dy gola në kampionat dhe ka munguar shpeshherë për shkak të dëmtimeve, por edhe të pezullimeve nga ndëshkimet me kartonë. Aspak e mirë paraqitet situata edhe për Kristi Vangjelin. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen që skuadra e tij Aris fitoi 2-0 përballë Ofi Kretës. Ky sezon ka qenë i mbush plot dritëhije për 23-vjeçarin, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në radhët e kuqezinjve. Aris renditet në vendin e katërt me 50 pikë të grumbulluara gjatë këtij sezoni.