E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet, të rinjtë duan Obamën

Kandidati presidencial demokrat Barack Obama, po tërheq një numër rekord të votuesve të rinj, por a do të ndikojë një pjesëmarrje e ulët në votime e njohur në këto anë, për të mundur Hilari Klinton në shtetin e vjetër të Pensilvanisë?

Të tërhequr nga kundërshtimi i tyre për luftën në Irak, antipatia për presidentin Xhorxh Bush apo Klinton dhe shpresa që ofron Obama, të rinjtë e Pensilvanisë mes moshave 18-29 vjeçare janë grupuar dhe regjistruar për të marrë pjesë në votimet për kandidatët presidencialë partiakë si kurrë më parë. Në universitetin e Pittsburgh, një grumbullim “i fuqishëm” nga studentët për Obamën numëroi rreth 2 000 studentë, të cilët u regjistruan si demokratë me qëllim për të votuar për senatorin Obama. Sipas ligjeve, shteti nuk i lejon të paanshmit të votojnë për zgjedhjet paraprake të kandidatëve. “Ka shumë të paanshëm dhe republikanë, të cilët janë të detyruar t’i djegin votat e tyre, që duan të japin në mbështetje të Barack Obamës”, tha Sarah Posner, 21-vjeçare. Pensilvania është fusha e ardhshme e betejës për Klinton dhe Obamën në konkurrimin e tyre për të fituar të drejtën të përballen me kandidatin republikan John Mekain në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Sipas qendrës amerikane të informimit, ky vit ishte viti rekord i regjistrimit të të rinjve në politikë gjatë gjithë historisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›