E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arjan Selimi vazhdon greven, kembengul per rishikimin e dosjes

Tirane- I denuari me 16 vite burg i procesit “Kompas” vazhdon greven e urise ne kerkim te rishqyrtimit te dosjes pasi pretendon padrejtesi. Arjan Selimi kembengul rishikimin e ceshtjes per vendim te padrejte, duke hyre ne diten e peste te ngujimit. Burime nga Burgu 313 bejne te ditur se Arjan Selimi vazhdon te kerkoje drejtesi, nderkohe qe prej dy ditesh ky i fundit e ka pranuar edhe vaktet e ushqimit. Selimi kerkon rishqyrtimin e dosjes nga Keshilli i Larte i Drejtesise. I cilesuari si kreu i grupit, pretendon se gjykata e ka denuar per nje veper penale qe nuk e ka kryer. Ne letren drejtuar institucioneve ai shkruan se te dyja gjykatat, e Shkalles se Pare dhe e Apelit per Krime te Renda i ka refuzuar gjykimin e shkurtuar ashtu edhe sic ishin aktet ne dosjen e hetuar nga ana e prokurorise. Pas refuzimit te gjykimit te shkurtuar Selimi ben me dije se ekspertiza e zerit qe i eshte bere nuk ka vertetuar se ishte i tij. Keshtu Selimi pretendon se prokuroria nuk ka pasur prova te mjaftueshme. Edhe pse ka disa dite qe eshte futur ne greve nga ana e KLD-se nuk ka pasur asnje lloj reagimi. Madje deri dje inspektoret e ketij institucioni nuk e kane vizituar ne qeli 35-vjecarin per t’i degjuar pretendimet. Arjan Selimi ra ne pranga ne saje te operacionit te koduar “Kompas”, i zhvilluar ne 23 qershor te vitit 2004 ne Shqiperi, SHBA, Itali dhe Kosove. Ne pranga rane me shume se 40 persona, por vetem 8 prej tyre u akuzuan per “trafik nderkombetar lendesh narkotike”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›