Uji i ndotur, ne rrezik 2 mije banore
Librazhd- Mbi 2 mije banore te komunes Prrenjas Fshat, ne Librazhd perdorin uje te perzier me fekale dhe jashteqitje bagetish. Prej 18 vjetesh ne ujesjellesin e fshatit nuk eshte bere asnje investim ne ujesjelles. Per pasoje tubat jane te kalbur dhe uji i pishem perzihet me ujra te zeza, plehra dhe jashteqitje bagetish. Ne fshat mungon dhe sistemi i kanalizimeve dhe kudo jane krijuar gropa septike. Sapo futesh ne kete fshat te mbyt era e rende. Pasojat po i vuajne banore te zones. Mjekja Edlira Kokonozi shprehet se femijet e ketij fsdhati shtrohen 2-3 here ne muaj me patologji te organeve te tretjes dhe me infeksione te ndryshme. Kryetari i fshatit Bardhyl Karriqi ka kerkuar investim per ujesjellesin. Megjithate edhe kete vere uji i fshatit do te jete i perzier me amoniak.
F.S.
F.S.