E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, me shume turiste se vitin e kaluar

Vlerat arkitektonike, historike dhe trashegimia kulturore e qytetit te Gjirokastres vazhdojne te terheqin gjithmone e me shume grupe vizitoresh vendas dhe te huaj. Gjate ketyre diteve numri i vizitoreve qe mberijne ne Gjirokastren e UNESCO-s ka qene me i larte krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Gjate periudhes mars-prill 2008 numri i turisteve vendas dhe te huaj qe kane vizituar qytetin e gurte ka qene 25 per qind me i larte, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Gjate sezonit turistik te vitit te kaluar qyteti i gurte u vizitua nga rreth 6 mije vizitore nderkohe qe kete sezon numri i grupeve turistike vendas dhe te huaj qe mberijne ne Gjirokaster pritet te jete me i larte. “Per te rritur nivelin e informacionit dhe sherbimeve karshi grupeve turistike kete vit ne kemi sjelle elemente te rinj ne kete drejtim”, thote Enkelejda Roze, koordinatore e zyres se informimit turistik.

B. K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›