Tentonte Greqine, pranga te denuarit per vjedhje
Fier- Nje i denuar per vjedhje dyqanesh ne qytetin e Fierit eshte kapur mengjesin e djeshem nga policia kufitare e Kakavijes ndersa tentonte te largohej drejt Greqise. Policia e Gjirokastres ka prangosur 53 vjecarin Besmir Jakja ne momentin qe ky gjendej ne sportelin e perpunimit te personave qe udhetonin drejt shtetit helen. Burime zyrtare thane se Jakja eshte banues ne qytetin e Fierit dhe figuronte ne listat e policise si i kerkuar dhe denuar prej Gjykates se Shkalles se Pare me 1 muaj heqje lirie. Sipas dosjes hetimore, 53-vjecari ishte denuar per vepren penale te vjedhjes, pasi disa muaj me pare akuzohet se ka vjedhur nje dyqan ne lagjen "15 Tetori" te Fierit.
Xh.B
Xh.B