E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikim patentash ne qender te Lushnjes

Lushnje- Nje 50 vjecar nga Lushnja eshte arrestuar diten e djeshme prej agjenteve te krimit ekonomiko-financiar nen akuzen e falsifikimit te dokumenteve zyrtare. Kamber Mara eshte kapur me nje sasi materialesh si certifikata lindjeje dhe leje drejtimi automjeti qe dyshohet te jene te rreme. Burime zyrtare te policise thane se ndalimi eshte bere mengjesin e djeshem ne qender te qytetit myzeqar, ne kushtet e flagrances. Mesohet se 50-vjecari kundrejt perfitimit falsifikonte patenta dhe certifikata te ndryshme per te interesuarit, por policia nuk dha hollesi te metejshme te aktivitetit te te dyshuarit. Zyrtaret thane se Mares i jane gjetur nje sasi certifikata lindjeje false si dhe leje drejtimi automjetesh.

Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›