"Kemi frike edhe nga hajdutet"
Nga rruga e lagjes ku nis edhe kodra qe te con ne Rozafe, 46-vjecari Vuksan Gila i hedh here pas here veshtrimin shtepise se tij, qe gjendet e zhytur nen uje. Ne ballkon dallojne pulat e shtepise dhe siper gardhit nje gjel qe per te zbritur perdor fluturimin sa me larg, me qellim qe t'i shpetoje ujit. Vuksani thote qe cdo dite vjen ketu per te ruajtur shtepine se bashku me bashkeqytetaret dhe te kujdeset per 40 pulat e tij. Ushqimin ua ka hedhur ne oborr dhe here pas here me varken qe gjendet buze rruges kujdeset per bazen materiale. Demet sipas tij jane te pallogaritshme, kurse prej nje jave ka larguar gruan dhe 3 femijet nga frika e ndonje mbytjeje. Dhe per te kaluar ne shtepine e fqinjeve duhet te hysh nga dritarja e nje tjeter banese, qe te nxjerr ne oborr. "Sot ne mengjes ka pasur nje rritje te lehte te nivelit, deri ne 5 cm, por ne krahasim me dy dite me pare, ka rene te pakten nje meter dhe shpresojme te bjere me teper", thote 46-vjecari. Familjen e ka strehuar tek te afermit, ndersa thote qe ka marre disa here ndihma nga bashkia. "Shpesh i hipi varkes per te kontrolluar shtepine. Bejme roje perdite, edhe nderrohemi me turne. Cdo mbremje kthehem ketu dhe kontrolloj", shprehet Vuksani. Megjithese ne shtepi i kane mbetur vetem pulat, ai serish ka friken e hajduteve, sikurse banoret e tjere. Na tregon per nje shtepi tjeter te ciles i jane lekundur themelet dhe eshte care, gati ne shembje. "Nuk e dime sa do te zgjase, por mendoj se ka nevoje per nje dige gjigante, argjinature qe te mos lejoje derdhjet ne zonat e banuara", perfundon 46-vjecari.
Ndue, ne mbeshtetje te fqinjeve
Ndue i ka shpetuar permbytjes se lagjes "Ajasem", pasi ai banon vetem pak metra me siper, ku uji e ka te pamundur te arrije. Por i gjendet prane bashkeqytetareve dhe i ndihmon me varken qe eshte vendosur buze rruges, duke i transportuar. "Me vjen keq per bashkeqytetaret e mi dhe per faktin se kjo, nje lagje e qytetit dhe te katandiset keshtu", shprehet Ndue per gazeten.