Neymar: Jam një fans i Balotellit

Neymar zbuloi se është një fans i madh i Mario Balotellit. Italiani ishte autori i një goli të bukur ne miqësoren me Brazilin dhe ylli i Santosit nuk i kurseu elozhet për sulmuesin e Milanit.
“Mario është një prej atyre lojtarëve që unë jam një fans i madh. Një futbollist i madh dhe një person i mirë. Përsa i përket ndeshjes mund të them që luajtëm mirë. Sa vjen e po përmirësohemi. Skuadra ka lojtarë shumë cilësorë” deklaroi Neymar. /Indeksonline/