E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankina e Real Madrid, 5 kandidatë në listë

www.albania-sport.com - Në shtëpinë e Real Madrid është më shumë se kurrë e hapur “lotaria” për trajnerin e ri për sezonin e ardhshën. Humbja shtëpiake e së shtunës së kaluar në “El Clasico” kundër Barcelonës (0-2, gola të Mesit dhe Pedro Gonzalesit), e ka djegur përfundimisht teknikun aktual merengues, Manuel Pellegrini. Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle sportive “Marca”, janë të paktën 5 trajnerë në garë për të pasuar kilianin në bankinë: Ancelotti, Benitez, Capello, Mourinho dhe Scolari, të përshkruar nga e përditshmja e afërt me klubin madrilen, si “trajnerë fitues”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 12 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›