Arka e OSSH-se grabitet me pistolete loder
Tirane-Vjedhje spektakolare ne mes te dites ne qender te kryeqytetit. Dy persona te armatosur kane grabitur rreth ores 15:30 te dites se djeshme, njesine numer 2 te filialit te OSSH. Grabitja ka ndodhur ne rrugen "Bardhyl", prane poliklinikes iraniane. Kjo njesi ndodhet ne katin e pare te nje apartamenti te marre me qera nga OSSH, per kryerjen e pagesave te energjise elektrike. Burime te policise thane se kane qene dy persona te pa maskuar, te cilet nen presionin e armeve qe kishin me vete, kane detyruar dy punonjeset e njesise se arketimit te parave te OSSH-se, te dorezojne shumen qe kishin ne gjendje. Te frikesuara nga tyta e armeve qe atyre iu jane drejtuar, arketaret kane nxjerre parate, ndersa grabitesit i kane rrembyer ato ne vetem pak sekonda dhe jane larguar menjehere. Sipas deshmitareve ne vendngjarje, jane pare dy persona te dalin me vrap nga njesia e OSSH-se dhe me pas jane larguar menjehere me motore. Fale edhe afersise me vendngjarjen, aty kane mberritur menjehere forcat e komisariatit nr. 1 te kryeqytetit, te cilet jane vene ne ndjekje te grabitesve. Zona eshte rrethuar nga uniformat blu, ndersa kontrollet kane nisur jo vetem ne rrugen kryesore ate te rruges "Bardhyl", por edhe ne rrugicat e brendshme te lagjes. Dy arketaret, kane deshmuar se behej fjale per nje shume rreth 300 mije lekesh, qe grabitesit kane mundur te rrembejne. Policia ka marre ne pyetje edhe deshmitare qe kane pare ngjarjen, per te dhene cdo hollesi rreth saj, apo per pershkrimin fizik te autoreve te grabitjes. Mungesa e kamerave te sigurise ne arkat e ketyre njesive, e ben me te veshtire punen e policise, per identifikimin e autoreve. Veprimi i shpejte dhe realizimi me sukses i grabitjes, hedh dyshimet se ata e kishin hartuar mire planin, duke mundur jo vetem te marrin parate, por edhe t'i shpetojne kapjes se policise. Ne vendngjarje jane fiksuar te gjitha provat dhe gjurmet e lena prej tyre gjate grabitjes. Policia sqaroi se armet me te cilat autoret kane kercenuar, arketaret nuk kane qene te verteta, por loder. Policia po punon per identifikimin dhe kapjen e tyre, si dhe per te vertetuar nese kemi te bejme me pjesetare te ndonje rrjeti vjedhesish, apo ishte nje rast i shkeputur.