Gjykata italiane denon banden shqiptare qe grabisnin vilat luksoze
Itali-Tre shqiptare, pjesetare te nje bande qe grabisnin vila luksoze ne vendin fqinj, jane denuar dje nga gjykata italiane ne Meldola. Kjo gjykate shpalli ne fund te procesit, vendimin perfundimtar te denimit per tre emigrante shqiptare, te akuzuar per grabitje vilash dhe pengmarrje, ngjarje e ndodhur ne vitin 2000. Togat e zeza kane denuar perkatesisht me nga 9 vjet e gjashte muaj burg secilin, si dhe me nga nje gjobe prej 1200 euro, tre shqiptare; Sinan Gjika 45 vjec, Fation Vokrri 30 vjec dhe Jedan Bardhaj 33 vjec. Ne baze te provave te paraqitura ne gjykate, eshte vertetuar se ne 17 prill te vitit 2000, kjo bande grabitesish, ka hyre me dhune ne vilen Foschi ne Mendola, prone e nje sipermarresi italian dhe i ka kerkuar atij nje shume prej 30 milione liretash. Per te arritur qellimin e tyre, grabitesit kane mbajtur peng gruan dhe dy femijet e tij. Nen kercenimin per jeten te familjareve te tij, pronari italian eshte detyruar te dorezoje shumen e kerkuar, por menjehere pas largimit te grabitesve, ai ka denoncuar ngjarjen ne polici. Menjehere kane nisur kerkimet per kapjen e tyre, te cilesuar si elemente shume te rrezikshem. Bashke me 3 shqiptaret e denuar dje nga gjykata, ne kete grabitje te dhunshme, kane qene edhe dy bashkekombes te tyre, te cilet jane arrestuar dhe denuar me pare. Ne vitin 2006, kjo gjykate denoi me 10 vjet burg Mikel Fushen, ndersa me 5 vjet burg Xhevahir Ndoken.