E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi, hiqen nga puna 1.307 mesues me kohe te pjesshme

Duke filluar nga data 1 shkurt e ketij viti, jane 1.307 mesues te sistemit parauniversitar te cilet do te largohen nga puna. Sipas nje vendimi te marre dje nga Keshilli i Ministrave keta punonjes, per kete vit nuk do te kene kontrata me Ministrine e Arsimit, qofshin keto te pjesshme apo te plota. Sipas ketij vendimi, kontratat e ketyre punonjesve kane perfunduar qe ne dhjetor te vitit te kaluar dhe aktualisht jane duke punuar u paguar dhe pa pasur keto kontrata. "Numri i punonjesve mesimore me kontrate te perkohshme, per sistemin arsimor parauniversitar per vitin shkollor 2009 -2010, per muajin janar 2010, te jete 2011 veta dhe per periudhen 1 shkurt deri ne 30 qershor 2010, te jete 704 punonjes" thuhet ne njoftimin e Keshillit te Ministrave. Sipas ketij te fundit, jane rreth 290 milione leke qe do te shpenzohen per pagat e ketyre punonjesve, duhet te perballohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences nga buxheti i vitit 2010. Ne baze te ketij vendimi do te jene Drejtorite Arsimore si ne Tirane ashtu edhe ne rrethe, te cilat do te percaktojne ata mesues qe do te rilidhin perseri kontratat e pjesshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›