E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkaizem ne gjyqesorin shqiptar Nga Aleksander A. Arvizu

Shume njerez qe merren me sistemin e drejtesise penale ketu ne Shqiperi - gjyqtare, prokurore, avokate mbrojtes dhe qytetare - besojne qe sistemi nuk i pergjigjet nevojave te vendit. Kodi i Procedures Penale ne fuqi eshte miratuar ne vitin 1998 dhe eshte ndryshuar e rishikuar shume here qe nga ajo kohe. Megjithate, tani eshte koha per te marre ne konsiderate nje Kod teresisht te ri qe do te trajtonte ceshtjet e shumta me te cilat perballet sistemi i drejtesise penale ne Shqiperi dhe c'eshte me e rendesishme, qytetaret shqiptare.

Kjo tryeze e rrumbullaket eshte e treta qe mbahet kete jave, se pari u mbajt ne Shkoder, me pas ne Vlore dhe tani ne Tirane. Organizatoret kane mbledhur ne nje vend nje spekter te gjere ekspertesh, disa jane te perfshire drejtperdrejt ne sistemin shqiptar te gjykatave, ndersa te tjeret vijne nga vendet e BE-se dhe Shtetet e Bashkuara. Keta eksperte ofrojne kendveshtrime te ndryshme qe vijne nga tradita shume te ndryshme ligjore. Qellimi eshte te zhvillohet nje diskutim per te pare se cilat pjese te ketyre sistemeve te ndryshme do te funksiononin me mire ne Shqiperi. Nje rishkrim i gjithanshem i Kodit ka nevoje te trajtoje nje numer shume te madh ceshtjesh. Megjithate, ky aktivitet do te merret vetem me kater prej tyre - te cilat do t'i diskutoj shkurtimisht. Rregullat aktuale imponojne kufij te ngurte kohore mbi hetimet penale, te cilat, edhe sipas prokuroreve edhe sipas policise, pengojne hetimin e efektshem per lloje te caktuara ceshtjesh komplekse, sidomos korrupsionin dhe krimet financiare. Disa afate kohore mund te jene te nevojshme per te siguruar qe hetimet te mos vazhdojne pa fund. Megjithate, sistemi i tanishem nxit hetime te nxituara, ekzistenca e te cilave iu duhet bere e ditur subjekteve perpara se te perfundojne. Ky sistem duhet ndryshuar. Se dyti, shume ceshtje gjyqesore penale kerkojne muaj apo vite per t'u perfunduar per nje numer arsyesh: (1) gjyqet nuk jane te vazhdueshme dhe zhvillohen ne seanca te planifikuara ne menyre sporadike; (2) gjyqtaret kane pak pushtet apo autoritet per te detyruar palet, avokate apo prokurore, per t'u paraqitur ne cdo seance; dhe (3) nuk ka rregulla konkrete per administrimin e provave qe te percaktojne se cfare duhet te shqyrtoje gjykata per te vendosur perfundimin. Rregullat qe qeverisin te gjitha keto fusha ka nevoje te trajtohen per te siguruar gjyqe te vazhdueshme dhe te panderprera. Nje fushe e trete qe po trajtohet ne keto tryeza te rrumbullaketa eshte mungesa e procedurave qe nje i paditur te pranoje sjelljen penale, te pranoje pergjegjesine, dhe te shmange nje proces gjyqesor te gjate dhe te mundimshem. Dispozitat aktuale qe qeverisin gjykimet e shkurtuara nuk iu kursejne kohe gjyqtareve, prokuroreve apo te paditurve. Dhe, miratimi i nje sistemi qe lejon marreveshje per vetedeklarimin e fajesise te propozuara nga prokuroret dhe te paditurit, me pas te sanksionuara nga gjykata, do te ishte me perfitim per te gjitha palet. Nje sistem i tille lejon qe te paditurve t'u njihet bashkepunimi ne nje hetim. Per prokuroret, perfitimi eshte qe mbledhin me shume fakte per te ndjekur shkeles te niveleve me te larta. Dhe, gjykata perfiton kur shmanget nje gjyq dhe krijohet kohe per ceshtje te tjera. Se fundi, asnje diskutim i sistemit te drejtesise penale nuk do te ishte i plote nese nuk merret me imunitetin e garantuar nga kushtetuta e Shqiperise per gjyqtaret, deputetet dhe zyrtare te tjere te larte te qeverise. Nderkohe qe shume vende evropiane ofrojne lloje te ndryshme imuniteti te kufizuar per zyrtare te caktuar te qeverise, Shqiperia qendron e vetme ne Evrope teksa kufizon thuajse cdo veprimtari hetimore. Qe hetimet te jene te suksesshme, ato duhet te jene te fshehta - sistemi aktual i kerkon prokurorit te Pergjithshem qe te beje te ditur jo vetem hetimin, por edhe nje pjese te madhe te provave qe jane mbledhur, me qellim qe te mund te kete sukses ne heqjen e imunitetit dhe vazhdimin e metejshem te hetimit. Ky sistem duhet ndryshuar. E permend imunitetin ketu sepse ka aq shume dispozita te Kodit qe aplikohen ne nje menyre ndaj atyre qe kane imunitet dhe ne nje menyre teresisht te ndryshme per ata qe nuk e gezojne kete privilegj arkaik. Kodi i ri duhet t'i trajtoje ne menyre te barabarte te gjitha hetimet. Mbi 230 vjet me pare, nje burre shume i mencur tha: "Dinjiteti dhe stabiliteti i qeverisjes ne te gjitha deget e saj, moral ii njerezve, si dhe cdo bekim i shoqerise varet aq shume nga nje administrim i ndershem dhe i afte i drejtesise...". Jane fjalet e Xhon Adams, Presidenti i dyte i Shteteve te Bashkuara, dhe e kane origjinen ne vitin 1776, pikerisht themelimin e Shteteve te Bashkuara. Keto fjale kane po aq rendesi sot dhe duhet te sherbejne si kujtese per cilindo qe administrimi i drejtesise, ne menyre te drejte dhe te barabarte, ka rendesi thelbesore per nje shoqeri te drejte.

*Fjala e Ambasadorit te SHBA, tryeze e Rrumbullaket mbi Kodin e Procedures Penale te Shqiperise

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›