E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkeologët: Rozafa ishte kryeqendër ilire

Ekspedita polako-shqiptare që po kryen gërmime në Rozafë dhe në zonat arkeologjike të Shkodrës, ka përfunduar fazën e dytë të studimeve.

Arkeologu polak, Piotr Dyczek, drejtues i ekspeditës dhe drejtor i Qendrës për Kërkime Antike për Evropën Juglindore në Universitetin e Varshavës (Poloni), tha për mediat tiranase se atje janë zbuluar gjëra interesante.

“Jemi të sigurt se këtu ishte qendra e periudhës helenistike, jo vetëm gjatë sundimit të Gentit, por edhe me herët. Mendoj se Kalaja ishte qendra më e rëndësishme ilire në rajonin verior të Shqipërisë.

“Bazuar në gërmime, tani kemi të dhëna se këtu ka pasur ndërtesa të mëdha, dhe se pikërisht këtu ku ndodhemi ishte një qytet shumë i pasur.

“Është e pamundur që tash të pretendohet se kjo Kala ishte sllave, sepse të gjitha materialet që i gjetëm deri tani, por edhe ato që janë gjetur më parë, na çojnë në periudhën e bronzit - por që ishte tipike dhe karakteristike për Shqipërinë, e mandej, kemi edhe periudhën ilire, që është shumë e vërtetë”, theksoi mes tjerash ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›