Intervistë me aktorin kosovar me përmasa evropiane, Arben Bajraktaraj
Nga Raimonda Moisiu
Në fëmijëri dhe adoleshencën e hershme djaloshi nga Isniqi i Rrafshit të Dukagjinit teksa shkonte me bagëti në bjeshkët e bukura, eposi kreshnik dhe bukuria natyrore e tyre e lidhën ngushtësisht me letërsinë. Aty ndër bjeshkët do të lexonte shumë e do të njihej me historinë, adhuronte heronjtë që kanë bërë historinë, të cilët do të mbeteshin në kujtesën e djaloshit dhe do i ruante ato si “relike” të çmuara dhe idhujt e tij, udhërrëfyese për të ardhmen e karrierës së tij. Aktori i mirënjohur dhe i talentuar kosovar Arben Bajraktaraj është bërë tashmë një aktor me përmasa evropiane, i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të filmit amerikan “Taken”, krahas aktorit të shquar, një nga yjet e Hollywood-it, Liam Nelson, -dhe në dy seritë e “Harry Potter”. Victor Hugo që në ekzil kur shkroi veprën e tij romantike LHomme qui rit (Njeriu që qesh) pasi u largua nga Franca në Angli. Novela do të botohej më 1869. Prej kësaj kohe tre regjisorë do të tentonin që këtë vepër të cilësuar si mrekullia romantike e Hugos ta shkrinin në shirit filmik. Herën e fundit një film i bazuar në rrëfimin e Njeriu që qesh ka qenë ai i regjisorit Jean Kerchborn. Dyzet e një vjet më vonë, regjisori tjetër francez Jean-Piere Améris i ka hyrë të njëjtës punë. E njëri prej roleve kryesore në këtë film xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur- është rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj. Për mua roli i Hardquanonne është shumë i respektueshëm sepse është një personazh i rëndësishëm në novelë, shprehet aktori i shquar Arben Bajraktaraj në këtë intervistë. Aktorët e njohur Gérard Depardieu, Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-André Grondin janë treshja e yjeve që përbëjnë kastën e aktorëve në filmin The man who laughs, premiera e të cilit pritet të jepet në fund të këtij viti ose në fillim të 2013-s. Për Bajraktarajn roli që ai portretizon në këtë film është karizmatik dhe ka një ndërthurje të drejtpërdrejtë me personazhet kryesore si Ursus, Gëynplaine, Sylvian e Comaberl. Hardquanonne ka një lloj dualiteti me personazhin kryesor Ursus që luhet nga Gérard Depardieu dhe kjo më pëlqen, shprehet Bajraktaraj.N ë këtë intervistë të ngrohtë e mbresëlënëse aktori i shquar Arben Bajraktaraj rrëfehet për vete kolegët projektet e karrierën e tij. Për më shumë ndiqni bisedën.
Sinqerisht, ju përshëndes për këtë bisedë. Më tregoni diçka nga fëmijëria, rrënjët e origjinës dhe kush ka qenë idhulli, apo cilat fenomene ndikuan në shkollimin tuaj për tu bërë aktor: nevoja, koha apo dëshira për një të tillë?
Së pari ju falenderoj për interesimin e juaj, që të bëjmë këtë bisedë të përbashkët. Unë kam lindur dhe jam rritur në Isniq, një nga fshatrat e rëndësishëm dhe me një traditë të ruajtur në Rrafshin e Dukagjinit. Rrëfimet dhe historitë e dëgjuara në oda të burrave të fshatit tim, mënyra sesi ato shtjelloheshin, kodi i sjelljes dhe ritualet me elemente shpeshherë të ngjashëm me atë të përshkruar nga shkrimtarët antikë, vetë jetesa aty e mbushur herë-herë me rreptësi e tragjizëm, por edhe me ngjyra komike e absurditeti, përbëjnë mund të them brumin rrënjësor, i cili më përcjell në zhvillimin krijues. Në fëmijëri idhujt e mi nuk ishin aktorët e filmave, por heronjtë e romaneve. Isha shumë i lidhur me letërsinë, ndoshta ngase babai im ka qenë profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Verës shkoja me bagëti në bjeshkët e bukura të Isniqit dhe kisha kohë me bollëk për të lexuar.
Çmund të më thoni për veten tuaj në mënyrë krijuese e profesionale? Nga jeta në skenë, rolet që keni interpretuar, lidhjen e fortë që duket se ka lënë kujtime të mira e të trishta?
Aktori për instrument ka trupin e vet, andaj edhe gjëja më e vështirë në ndërtimin e një rruge krijuese është njohja e vetvetes, pranimi i të metave dhe nëse është e mundshme tejkalimi i tyre. Por më e rëndësishmja është gjetja e fillit të sinqeritetit. Si në dramaturgji ku filli i kuq është damari kryesor për rrëfimin e tregimit, ashtu edhe në ndërtimin e një personazhi për një aktorë, filli i sinqeritetit vendos saktësin e sjelljes së një personazhi. Gjetja e fillit të sinqeritetit është synimi kryesor, gjithnjë duke kaluar fillimisht nga qasja fizike e punës.
Ju keni një reputacion të fortë si aktor në kinematografinë e filmit në Kosovë por edhe atë franceze dhe kjo duket sikur gjërat rrjedhin lehtë me rolet tuaja. Si ia keni dalë? Si shkon kjo me përzgjedhjen e roleve?
Me punë dhe me mund, dalë ngadalë gjërat zhvillohen. Natyrisht, që nuk është lehtë kur je i huaj në një vend, por duhet fituar besimin e të tjerëve. Unë jam pothuajse në fillim të rrugës dhe më duhet të punoj shumë e më shumë për të ecur më tutje. Deri tani për shumicën e roleve kam pasur fatin të përzgjidhem përmes audicioneve dhe aty ka shumë faktorë që luajnë. Viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar një çikëz, andaj edhe kam pasur mundësin ti përzgjedh vetë disa projekte që më dukeshin më interesante.
Çfarë lloj personazhesh kanë qenë preferencat tuaja për të luajtur? Cila ka qenë personazhi tuaj i parë?
Regjisorët shpesh më shohin në role të personazheve të ashpër dhe që kanë një të kaluar të rënduar. Mua kjo nuk më pengon, ngase në këso lloj rolesh mundësit e kërkimit janë të zgjeruara. Megjithëkëtë, roli im i parë në një film televiziv ka qenë në Slloveni dhe aty luaja një engjëll. Ndoshta nga pleqëria, nëse e mbërrij, një butësi prapë do afrohet
Ju keni jetuar, dhe interpretuar role në Kosovë, Ballkan, por gjithashtu aktualisht interpretoni edhe në kinematografinë franceze. Çmund të na thoni për ndryshimin mes këtyre eksperiencave?
Në të vërtet, nuk ka shumë rëndësi se ku punohet, por si punohet dhe më kë! Ngase për të bërë një film të mirëfilltë është me rëndësi të kesh një skenar të mirë dhe një ekip të zotin për ta punuar atë si duhet. Jo rastësisht Kubrick-u, thoshte se filmi i tij pothuajse kishte përfunduar së punuari kur kishte bërë përzgjedhjen e ekipit ! Struktura e një ekipi xhirimi është shumë e përafërt me një strukturë ushtarake. Për të qenë efikas, urdhërat duhet të zbatohen shpejt dhe me saktësi. Në përvojat e pakta që kam pasur në Ballkan, kjo nuk ishte kuptuar ndoshta mirë sa duhet dhe ky ishte ndoshta ndryshimi më i madh që kam vërejtur. Megjithëkëtë, kjo në fund nuk do të thotë se një film europian ose amerikan është doemos më interesantë sesa një film i prodhuar nga ndonjë shtet ballkanik.
Ju jeni aktor filmi. Ju kemi parë të luani krahas aktorit të shquar amerikan Liam Nelson, pjesa e parë e filmit TAKEN dhe në rolet e filmit Harry Potter. Role këto tejet të realizuara nga Ju dhe impresive. Çmund të na thoni për këtë? Si e shihni veten nga pikëpamja tuaj në këto filma?
Në të vërtet unë kam filluar aktrimin së pari në teatër, ku kohëpaskohe kthehem me shumë qejf edhe tani. Për tju kthyer pyetjes së juaj, së pari ju falenderoj për komplimentin e juaj. Për mua ato paraqitje ishin të shkurtëra dhe fokusi im ka qenë ti punoj sa më mirë duke u bazuar në fizikusin e personazheve dhe duke u munduar ta respektoj saktësinë e situatave. Me distancë mund të them vetëm, që ka qenë e rëndësishme si përvojë pune përballimi me aktorë shumë të zotë dhe që doemos eksperiencat e tilla të punës kur edhe vlerësohen, ndihmojnë në fitimin e vetëbesimit.
Pavarësisht rolit që keni luajtur në filma, personazhi që ju keni interpretuar ka qenë i rëndësishëm. Sfida që jeni përballuar me interpretimin e tij nga jeta reale dhe në përshtatje me kohën e situatën. A keni gjetur hapësirë për të shpalosur talentin tuaj at