E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkeologët shkojnë në Mesjetë, zbulohen skeletet e “lugatit”në Bullgari

Arkeologët bullgarë thonë se i kanë zbuluar dy skelete nga Mesjeta, të shpuar nëpër gjoks me shkopinj metali, për t`i parandaluar ata që të mos shndërrohen në lugetër.

Shefi i Muzeut Kombëtar të Historisë në kryeqytetin Sofje, Bozhidar Dimitrov, tha sot se të dy skeletet ishin zbuluar fundjavën e kaluar afër qytetit Sozopol në Detin e Zi.

Sipas tij, besimet paragjykuese kishin çuar deri aty sa që njerëzit që kishin bërë keq gjatë jetës së tyre ishin shpuar me shkopinj metalikë nëpër eshtrat e gjoksit dhe zemër për shkak të frikës se pas vdekjes ata do të ktheheshin për ta pirë gjakun e të gjallëve.

Zoti Dimitrov tha se kjo praktikë kishte ekzistuar në disa pjesë të Bullgarisë bile edhe në fillim të shekullit të kaluar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›