E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Rusia të tërheqet nga Abhazia dhe Osetia Jugore

Sekretarja amerikane shtetit, Hillari Klinton, është takuar me zyrtarët më të lartë të Gjeorgjisë me të cilët ka biseduar për forcimin e mbrojtjes së këtij vendi.

Zonja Klinton sot ka marrë pjesë në një “dialog strategjik” me zyrtarët e Gjeorgjisë, në qytetin port Butumi në Detin e Zi.

Me këtë rast, ajo ka inauguruar një anije bregdetare gjeorgjiane, që është rikonstruktuar me ndihmën financiare amerikane, dhe ka premtuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar Gjeorgjinë në mbrojtjen e ujërave të saj territoriale.

Zonja Klinton ka riafirmuar mbështetjen amerikane për integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe ka kërkuar që Rusia të tërheq forcat nga rajonet separatiste gjeorgjiane të Abhazisë dhe Osetisë Jugore.

Rusia e ka njohur pavarësinë e këtyre dy rajoneve, pas luftës së shkurtër me Gjeorgjinë në vitin 2008, por pjesa më e madhe e shteteve në botë këto rajone i konsideron si pjesë të Gjeorgjisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›