E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, protesta kundër ligjit për gjuhën ruse

Mijëra demonstrues kanë protestuar sot afër Parlamentit të Ukrainës në kryeqytetin Kiev, pasi ligjvënësit miratuan një legjislacion, që gjuha ruse të bëhet gjuhë zyrtare në disa rajone. Raportohet se protestuesit janë përleshur me policinë.

Ky legj ka marrë votën e  234 deputetëve nga 450 gjithsej që ka parlamenti ukrainas.

Deputetët opozitarë protestuan ashpër ndaj këtij miratimi.

Debati për këtë propozim, muajin e kaluar ka çuar në përleshje ndërmjet ligjvënësve, ku një deputet u shtrua në spital si pasojë e plagëve të marra.

Sipas këtij legjislacioni, gjuha ukrainase do të mbetet e vetmja gjuhë zyrtare në Ukrainë, por gjuha ruse do të mund të përdorej në gjykata, spitale dhe në institucione të tjera, në rajonet me shumicë popullate që flet rusisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›