Zyrat e reja të ALUIZNI-t Fier, shtohet norma e lejeve të legalizimit

Pas përmirësimit te ambjenteve te Drejtorisë rajonale të Aluzinit në Fier eshte rritur numri i lejeve te legalizuara. Ky institucion ka kryer riorganizimin e procesit të punës në funksion të përmbylljes së procesit të legalizimit në një kohë sa më të shkurtër dhe realizimit të plan-veprimit afatshkurtër të vendosur nga Drejtoria Qendrore e ALUIZNI-t.
Sipas specialistes prane ALUIZNI-t në Fier, Griselda Sauli, eshte duke u punuar intensivisht me një normë ditore prej 20 leje legalizimi. Ky ndryshim ka ardhur në kuadër të ndryshimeve të reja ligjore me vendimin e Këshillit të Ministrave. Deri në datë 1 Prill 2012 ishin paisur me leje legalizimi 427 subjekte në Fier.
Pas kësaj date, me implementimin e procedurave të reja dhe riorganizimit të punës deri tani janë pregatitur 350 leje legalizimi, nga të cilat kanë marrë lejen e legalizimit 247 subjekte dhe janë hedhur në sistem 103 leje legalizimi, të cilat presin shlyerjen e detyrimeve nga qyetarët për t`u finalizuar me dorëzimin e lejes së legalizimit.