Rruga Burrel-Klos, banorët kërcënojnë me protesta

Rruga Burrel Klos vijon të jetë në gjendje të mjerueshme infrastrukturore. Drejtuesit e mjeteve thonë se kanë humbur shpresat për rregullimin e rrugës nacionale, ndërsa thonë se ky aks mund të rregullohet vetëm në prag zgjedhjesh.
Ata deklarojnë se do të bëhen pjesë e protestave për rregullimin e rrugës automobilistike, pasi dëshmojnë se janë taksapagues të rregullt.
Drejtuesit e automjeteve shprehen se janë ngopur me premtime boshe dhe se kanë shpresa se rruga automobilistike Burrel-Klos mund të rehabilitohet vetëm në 2013-të, gjatë fushatës elektorale.