Arkeologji, zbulohet një furrë qeramike në pjesën perëndimore të Amfiteatrit të Durrësit

Një furrë qeramike është zbulimi më i fundit i gjetur gjatë germimeve që po kryhen në amfiteatrin antik të Durrësit nga ekspedita e arkeologëve italo-shqiptarë.
Arkeologia Elvana Metalla tha se zbulimi është bërë në pjesën perendimore të amfiteatrit, ndërsa gërmimet po thellohen më tej me qëllim zbulimin e plotë të nëntokes.
Grupi i ekspeditës, i cili që prej 2004 ka pjesë të punës së tyre zbulimin e amfiteatrit po punon për pastrimin dhe thellimin e pjesës perëndimore, ndërkohë që do të vazhdoj thellimin më tej edhe në të tjera galeri të sitit më të rëndësishëm arkeologjik.
Ekspedita arkeologjike ka për qëllim të nxjerrë në dritë nga nënshtresat e Amfiteatrit të ndërtuar në shekullin II e.s. të tjera dëshmi të trashëgimisë së pasur kulturore të Durrësit.
Ndër vite ekspeditat arkeologjike kanë zbuluar faza të rëndësishme post-antike dhe struktura të sitit të rëndësishëm arkeologjik.
Gazetare Megi Mëhilli
/ rtsh.al /