E Martë, 3 Nëntor 2026

Ikonat e Kostandin Zografit ekspozohen për herë të parë në muzeun “Onufri”

Për herë te parë në Muzeun e Ikonografisë “Onufri”, janë ekspozuar dy ikona të dimensioneve të mëdha me autor Kostandin Zografin.

Bëhet fjalë për ikonat “Mbledhja e Kryeëngjejve” dhe “Johan Pagëzori në këmbë” që i përkasin krijimeve të autorit i përkasin në shek. XVIII.

Ato janë restauruar nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat.

Koleksioni i Muzeut “Onufri” përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.

Publikimi i ikonave bëhet në vazhdim të projektit “Thesare të fjetura” që Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat ka nisur prej disa vitesh.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›