E Diel, 1 Nëntor 2026

Arkeologjia Industriale apo Skrapi ?!

Dr. Kesiana Lekbello

Duke dëgjuar vazhdimisht në shtyp dhe në televizor prishjen dhe shkrirjen e ndërmarjeve dhe objekteve  të vjetra industriale  të lëna djerrë dhe jashtë çdo ideje funksionimi për vendin tonë, e quajë të domosdoshme shkrimin e këtij artikulli, për të shpjeguar çdo të thotë, ndoshta jo për ne, por për një pjesë të mirë të Botës mirëmbajtja e gerrmallave industriale nën aspektin e  vlerave kulturore, të cilat pasqyrojnë një realitet industrial që nuk është më. Të konservosh të mirat kulturore të hekurishteve me ndryshk në vendin tonë duket diçka jo normale, përkundrazi modernizimi jonë me arkitekturat bashkëkohore po bënë hapa prej gjiganti. Ne flasim dhe mirë e bëjmë, për Ilirët, flasim për Skëndërbeun, për turqit, për Zogun, për regjimin dhe për të ardhmen e Shqipërisë në lidhje me qeverit që ikin dhe vijnë. Ndërkohë që ngjarjet ndyshojnë, trasformohen drejtë më të mirës apo më të keqes; tek ne, me përjashtim të imazhit viziv që na rrethon, ngjarjet shpeshherë përsëriten. Marrë shkak nga ky konstatim dhe kujtoj që detyra e Ministrisë së Arteve dhe Kulturës nuk është vetëm mirmbajtja dhe ruajtja  e Monumente më të njohur, më në Zë të vendit. Ajo duhet të jetë prezent në çdo cep të territorit, nga ndërtimi i një pallati p.sh në Durrës ku themelet ngrihen mbi gurët e vjetër të qytetit antik Dyrrachium  apo mbi Jo restaurimin e shtëpisë së vëllezërve, Kostandinit dhe Athanas Zografi, piktorët tanë më të shquar  në gjysmën e shekullit XVIII; këta artistë me ikonat e tyre nga ajo e Theotokos  ( Nëna e Krishtit në Fron) etj,  ringjallën famën si Onufrat e Rinj të Shqipërisë artistike nën sundimin e Perandorisë Osmane.  Mund të vazhdoj  të kujtoj edhe mangësi të tjera të kësaj Ministrie, ndërkohë që propaganda e saj është fenomenale, por do të mundohem të sjell shumë shkurtimisht një konçidencë momentesh historike. Si lidhen  ngjarjet.

Kemi harruar ndoshta, vitet ikin, zhdukjen e monumenteve përkujtimore të dëshmorve tanë të luftës Nazional Çlirimtare, të cilët na dhanë të gëzojmë dje dhe sot, Lirinë. Normalisht ai art i prodhuar, nga një pllakë përkujtimore dhe deri tek monumenti skulpturë e madhë, duhej të ishte ruajtur sepse sot do të gëzonim një Muze të mirëfilltë me ato vepra, kështu nuk ndodhi. Duke filluar nga harmonia e linjave të gdhendura dhe deri tek dritë-hija e rilievit, konteksti artistik dimostrante maturën e mjeshtit, pra nuk kishim të bënim me punën e një amatori dokudo, por me thelbin e vërtet të një arti, pse jo atëhere bashkkohorë, që përqafonte nga  shumë aspekte edhe Avanguardiet Europee. Nuk ishin thjesht monumente bosh pa ide dhe forma, ishin skulptura të derdhura dhe të punuara me një mjeshtëri artistike profesionale, sot pjesa më e madhe e ndnjenjës kollektive i lidhë ato vepra arti jo me analizën e bazave studimore, pra ruajtja e të mirave kulturore dhe artistike si formë autobiografie për vendin tonë, por thjesht si vepra enveriste ku vetëm një i çmendur di ti ruajë, pra mirë u bënë që u zhdukën. Dua të lodhem duke theksuar që forma poetike e artit në tërësi duhet të ekzistojë si pasqyrim i vlerave kulturore. Çdo formë arti nuk lidhet vetëm me aspektet e shoqërisë, lidhet edhe me hapat personale të artistit, i cili pasqyron tek vepra e tij jo vetëm stilin por edhe gjëndjen shpirtërore personale, kjo e fundit i jep veprës artistike një kontekst të veçantë që nuk mund të kopjohet, stilet kopjohen gjëndja shpirtërore jo.  Sot çfarë na ka mbetur nga ajo periudhë?  Vazhdojmë e përsërisim si një gramafon i vjetër po të njejtat tema historike, që e përsëris nuk është gabim, përkundrazi, por duhet ndryshuar metodologia. Dua të them, përkarshi temave  te vjetra historike duhet ringjallur me forcë edhe vlerësimi i artit gjatë viteve të komunizmit dhe jo vetëm, kjo ndjehet e nevojshme për mijra arsyeje. Përmend vetëm një aspekt. Ura historike që shkonë nga Ilirët deri në ditët tona nuk është e varur në ajër ajo mbështete mbi strukturën këmbë, e cila me formën  harkuese i jep strukturës urë një qëndrueshmëri dhe një rezistencë  të plotë nga ana e përbërjes arkitektonike-inxhinjeristike të prodhimit final.  Pra arti në tërësi, nga  monumentet Ilire, ikonat e Onufrit e deri tek monumentet e periudhës së komunizmit që kemi zhdukur, bëjnë pjesë në strukturën urë që dinë të lidhë ndër shekujë të gjitha pasuritë artistike të pazëvëndësueshme të vendit tonë. Në të vërtet tek ne për shumë arsye ura e historisë mbetet gjysmake, dje për fajin e të tjerëve sot për fajin tonë. A do të arrijmë tek bregu tjetër duke punuar për lidhjen e kësaj ure? Për periudhën e viteve të komunizmit  veprat e artit, shumica e shkatarruar, nuk kthehet më kurrë, i kemi humbur: sa keq nuk mund të studjojmë siç duhet këtë aspekt artistik të djeshme, sepse kemi këto boshëllëqet në prodhimtarin artistike, kjo për fajin tonë. Monumentet në fjalë kishin nga ana historike/artistike një vlerë të jashtëzakonëshme, ato ishin pjesë e pasurisë së të Mirave Kulturale Shqipëtare. Objektivishtë të reflektojmë, konçidon rasti ose jo, fakti  është ky: Shqipëria udhëhiqej atëhere, sikurse dhe sot, po nga kjo qeveri demokratike, e cila dërgojë për shkrirje-skrap Monumentet Historike. Kjo është një kohë e gjatë, e lodhshme me limit mundësie tek e ardhmja pothuajse negative. Brënda faktorit kohë, rastësia nuk paska mëshirë, tani,  ndër të tjera  rradhën  per SKRAP e kanë Varrezat industriale.

Vlerat e Arkeologjisë Industriale si e Mirë Kulturore.

Alternativa e shkatarrimit është rekuperimi apo vlerësimi i objekteve që nuk përdoren më. Gjithmonë format artistike i përgjigjen në një farë mënyre periudhave historike, me fjalë të tjera të gjitha periudhat historike kanë artit që meritojnë, ky i fundit ruhet, restaurohet, ekspozohet, shkruhet nëpër libra, vizitohet  nga qindra mijra vizitatorë që kanë dëshirë të njohin të kaluarat historike të një vendi X. Duke ditur që shekulli i XX solli një trasformim radikal në botën e artit, kujtojmë për të qenë të saktë, që premtimet e këtij revoluzioni artistik i kemi të inaguruara që në gjysmën e  shekullit të XIX me linde e arkitekturës prej hekuri. Ndryshime rrënjësore paraqet edhe artit figurativë, por arkitektura mbetet një fenomen rrethues me koefiçent artistik gjallërues, i cili të rrëmben menjëherë në imazhin e përditëshëm, këtu fillon edhe  reflektimi për etapat e këtij proçesi deri në ditët tona. Sot vizatimi industrial ka arritur të zëvëndësojë në shumë raste aspektin historik të një sheshi apo të një arkitekture të vjetër. Fakti shpjegohet me përmasat e objekteve, gati treçereku i veprave që na rrethonë është pjesë e një vizatimi industrial, që lidhen me shkëputjen e popullsis nga qendra e qytetit drej periferisë. Duke konsideruar ndërtimet e reja gjigande p.sh, nga një areoportë e deri tek një supermarket, zonat në fjalë, dikur fusha, kthehen falë vizatimit industrial (disegno industriale) në qendra me lëvizshmëri njerëzore aspak indiferente, madje në këto projektime kolektive industriale, pikërisht faktori Njeri bëhet mjet i jashtëzakonëshme. Këtu lind edhe problemi i estetikës kontemporanee, pra veprat arkitektonike të sotme janë apo nuk janë kontekste historike sipas konceptimit klasik të artit?. Përgjigjem duke u mbështetur tek arkeologjia industriale. Një Historian apo Kritik Arti studion në përgjithësi proçesin figurativ nga ana historike ndër shekuj, qëllon kur nuk ka progres kërkimor që i njejti argument të bjeri dashje pa dashje në banalitet duke u përmendur vazhdimisht si lojë fjalësh. Falë punës kërkimore gjithmon në progres arti i djeshëm arrin të gërshetohet me artin e ri nëpërmjet një proçedure artistik që e quajmë për thjeshtësi kollazhë, pra lidhje pjesësh që me njëra tjetrën nuk kanë asgjë të përbashkët por që falë ides artistike prodhojnë një rezultat të ri që mund ta pranojmë si pjesë të etikës kontemporanee. Ky kontekst artistik vihet re, në një farë mënyre, edhe tek mbeturinat industriale. Si arrihet ky rezultat, dhe pse duhen konsideruar këto mbeturina një premtim i ri i formës artistike muzeologjike? Me zhvillimin e

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›