E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, qëllohet me armë një 23-vjeçare

Një 23-vjeçare është plagosur me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rinia pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani.

E plagosura është Agnesa Thomai. Ngjarja duket se ka ardhur për arsye krejt banale. Dy të rinj kanë hyrë në lokalin ku 23-vjeçarja punonte si kameriere dhe janë ankuar për vonesën në shërbim.

Mësohet se të dy personat kanë qenë në gjendje të dehuri. Njëri prej tyre është ankuar për vonës dhe pa hezituar e ka qëlluar kamerieren me pistoletë. Thomai ndodhet në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.

Autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Bardha Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›