E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ultimatumi i KFOR-it: Me paqe ose me dhunë

Pavarësisht se një ultimatum i dhënë nga KFOR pak ditë më parë për serbët e veriut të Kosovës nuk ka funksionuar komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs në një konferenc për mediat kosovare, u lëshoi një tjetër ultimatum serbëve se në rast se nuk largojnë barrikadat në veri, ushtarët e misionit do të jenë të detyruar të përdorin forcën.

Mediat kosovare raportojnë se Drevs dëshiron që barrikadat të largohen në mënyrë paqësore, por ai theksoi se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, misioni i NATO-s në Kosovë do të detyrohet të zbatojë mandatin e tij për të rivënë lirinë e lëvizjes në pjesën e Kosovës që kontrollohet aktualisht nga serbët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›