Arkeologjia e grabitur nga fashistët e viteve ’20, kthehet në muze
Parku Kombëtar Amantia Orikum, në bashkëpunim me muzeun historik arkeologjik të Vlorës, organizojnë dorëzimin e 19 objekteve të këtij parku në fondin muzeal të përkohshëm. Kalimi i këtyre objekteve në këtë muze, kryhet me qellim: a-krijimin e kushteve te përshtatshme për administrimin, b-ekspozimin dhe sigurinë e këtyre objekteve, c-me kushtin që këto objekte të rikthehen, kur t’i kërkojë Parku arkeologjik Orikum. Objektet e gjetura janë fragmente qeramike, fragment kolone në formë jastëku me gdhendje, fragment tulle me shenjat e këmbëve të kecit, pesha e Velmendi, qeramikë (4 copë), dorezë ene horizontale në formë harku, fund amfore dhe me shenje guaskash në maj oker, tjegull kalipter me hapësirë rrethore në mes, kapak qeramike amforash në formë rrethore (4 copë) 1 copë e thyer, fund amfore me majë të çrregullt në formë koni etj. Identifikimi i gjetjeve arkeologjike përbën një ndër problemet kryesore të specialisteve të Amantias. Për ta realizuar këtë program u përdor: a-marrja e të dhënave nga literatura e zbulimeve arkeologjike në Amantia dhe të gjitha botimet që kanë përmendur këtë qytet antik; b-sigurimi i të dhënave nga burime të tjera; c-katalogimi i të dhënave kryesore për objektet e zhdukura. d-dixhitalizmi i të dhënave për objektet e zhdukura. Organizmi i punës për grumbullimin e objekteve të grabitura u bë e mundur nga bashkëpunimi me kryeplakun e fshatit Ploçë, me Komunën Sevaster, si dhe bashkëpunimi me komunitetin e zonës.
Identifikimi i 26 objekteve është shoqëruar dhe me katalogimin e tyre, si dhe dixhitalizmin. Në fillim të këtij viti janë dorëzuar 10 objekte arkeologjike, të cilat janë gjetur nëpër shtëpitë e banorëve të zonës.
U grabitën nga fashistët në 1920
Më e dhimbshme për Amantian është grabitja e tyre. “Banorët pleq të fshatit, - shkruan arkeologu Skënder Anamali, - i kujtonin ende gërmimet që ka bërë gjatë vitit 1920 ushtria italiane, e cila kishte qëndruar mjaft kohe aty”. Ata nuk morën vesh fare për këto zbulime, gjatë këtyre gërmimeve, sepse materialet e gjetura u morën, nga ushtarët italianë kur u larguan së andejmi. Të dhëna për objektet arkeologjike dhe ekzistencën e tyre shqyrtojnë në ditarët dhe shënimet e udhëtimit disa autorë si Karl Pachi, duke gjetur në Ploçë monumente të ndryshme arkeologjike, skulptura; mbishkrime, pjesë arkitektonike të shumta e të rëndësishme dhe u përpoq «t’i pagëzojë» me një emër rrënojat e atjeshme, të cilat, sipas tij, provonin «qenien e një qyteti disi të madh». Ugolini u tërhoq më tepër pas monumenteve të shpërndarë në fshat, nëpër shtëpitë e oborret. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në Ploçë erdhi edhe arkeologu B. Pace.
Në një artikull të tij, Pace ka kumtuar për një mbishkrim dhe një reliev të gjetur në Ploçë, për teprica muresh me teknikë shumë primitive dhe për materiale të tjera arkeologjike të shpërndara nëpër fshat. Kërkimet në rrënojat e Ploçë filluan të bëhen sistematike, në vitin 1949, një ekspeditë të Muzeut Arkeologjik-Etnografik të Tiranes. Ekspedita ra në gjurmët e stadiumit të lashtë, të parë nga E. Izamberti dhe që më vonë nuk e gjetën gjurmues të tjerë. Në një shesh të vogël nën akropol u zbuluan substruksionet e një tempulli dhe pranë tij mbeturinat e një kishe paleokristiane. Një vit më vonë, nga sektori i arkeologjisë, u bënë gërmime në vendin ku ishin parë shkallët e stadiumit dhe në varrezë. Kërkimet e bëra në Ploçë edhe në vitet e pastajme, treguan se një pjesë e monumenteve, që shiheshin mbi sipërfaqe kishin qenë gërmuar edhe më parë. Por koha më e dhimbshme ka qenë kur u shkatërrua muzeu në vitin 1991. Në vendin e quajtur kala, brenda sipërfaqeve të murit rrethues deri në vitin 1990 ka ekzistuar një muze arkeologjik me gjetjet nga vendbanimi i lashtë. Ndërsa ndërrimi i sistemit solli shkatërrim të ndërtesës së muzeut dhe djegie të tij, objektet brenda tij u grabitën dhe sot kanë shpëtuar vetëm ato objekte që ishin nëpër muzeumet e qyteteve të Vlorës dhe Tiranës. Banorët që kanë jetuar në zonën e kalasë kanë grabitur mjaft objekte dhe i kanë shitur jashtë vendit dhe nga të dhënat tona flitet se një pjesë e tyre mund të kenë shkuar përtej detit në Itali, e të tjerat në kahun e Greqisë deri në vendet e Perëndimit ose mund t’i posedojnë banorët nëpër banesat e tyre.