Berisha: Qeveria, e rreptë ndaj kufizimeve dhe abuzimeve të energjisë
Nëse energjia elektrike do të ndërpritet krejt pa u lajmëruar nga institucionet kompetente, duke dëmtuar kështu konsumatorin, qeveria do të marrë masa të rrepta ndaj përgjegjësve. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha dje se ndërprerja energjisë duhet të paralajmërohet. Kryeministri Berisha, në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar dje, pasi kritikoi ashpër dhe konsideroi të papranueshme disa probleme në funksionimin e furnizimit me energji në disa zona të caktuara, i kërkoi ministrit të Brendshëm verifikimin nga prefektët të këtyre problemeve. Kryeministri Berisha kërkoi që në rast se ndonjë drejtues lokal bën ndërprerje të energjisë në kundërshtim me orientimin konstant të qeverisë për zero ndërprerje që nga viti 2007, ndaj tyre të mbahen qëndrimet më të rrepta deri dërgimin e tyre për ndjekje penale. Së dyti, Kryeministri Berisha kërkoi që çdo ndërprerje për motive riparimi të linjave të njoftohet në mediat lokale, duke dhënë me përpikëri orën dhe datën e ndërprerjeve. Ai shtoi se ndaj atyre që nuk zbatojnë këto praktika do të mbahen qëndrimet më të rrepta administrative. Kryeministri Berisha ngarkoi ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministrin e Brendshëm për të mbikëqyrur këtë çështje shumë të rëndësishme.
Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshime në nivelin e tarifës doganore
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi dje projektligjin "Për një ndryshim në ligjin ‘Për miratimin e niveleve të tarifës doganore’". Sipas përfaqësuesit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ndryshimet vijnë në kuadër të marrëveshjes me Organizatën Botërore të Tregtisë dhe pikërisht ky projektligj ka të bëjë me zbatimin e skedulit të "tarifave finale detyruese" për të gjitha kodet doganore që kanë si afat final vitin 2009.
Në këtë listë grup-mallrat kryesore janë këpucët me shuallin e jashtëm prej gome, plastike, lëkure apo lëkurë të ripunuar dhe suprinën prej lëkure, giza dhe çeliqet e palidhura, produktet e petëzuara, të zgavruara të tyre etj., si dhe bakri dhe artikujt prej tij. Përfaqësuesi i DPD-së theksoi se ulja e tarifës doganore për artikujt e këpucëve është 5 %, pra nga 15 që ishte deri tani, nga 1 janari i vitit që vjen kjo tarifë bëhet 10 %. Ndërsa për çelikun gizën, bakrin dhe materialet prej tyre tarifa finale detyruese bëhet zero, nga 2-5 % që ishte deri me hyrjen në fuqi të ligjit. Zbatimi i "tarifave finale detyruese" më 1 janar të vitit 2009 do të sjellë pasoja financiare në të ardhurat e mbledhura nga autoritetet doganore të përllogaritura rreth 7 milionë euro.