Arkeologjia e shpetimit
Nga Dr. Ylli Pango
Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve
Per here te pare ne Shqiperi, ne muajin maj te vitit 2008, ne kuader te reformave te Qeverise Shqiptare, dhe ndryshimit te Ligjit Nr. 9048, date 07.04.2008, "Per Trashegimine Kulturore", Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve u ngarkua te krijonte dy struktura te reja, ne mbrojtje te vlerave arkeologjike ne te gjithe territorin e vendit, te cilat preken nga veprimtaria ndertimore e te gjitha llojeve, Keshillin Kombetar te Arkeologjise dhe Agjencine e Sherbimit Arkeologjik.
Agjencia e Sherbimit Arkeologjik (ASHA) u krijua per te mbushur ate boshllek qe ne te kaluaren perpiqeshin ta plotesonin Instituti i Monumenteve te Kultures dhe Instituti i Arkeologjise, ne mungese te nje institucioni te specializuar per germime shpetimi.
Pas perzgjedhjes, me nje procedure tejet transparente, te nje stafi te rinjsh energjike e te specializuar dhe me eksperience, kjo agjenci e rendesise se vecante ka arritur te kanalizoje punen e vet ne kornizat e parashikuara nga ligji dhe VKM-te perkatese per te ofruar ekspertize cilesore qe ne fazat e para te projektimit dhe me pas gjate zbatimit te planeve te medha te infrastruktures, publike dhe private.
Ne vijim te sa me lart, mund te them i bindur se me Agjencine e Sherbimit Arkeologjik ka nisur nje ere e re per arkeologjine shqiptare dhe te gjithe sistemin e mbrojtjes se trashegimise kulturore materiale, qe shpresoj do te vazhdoje edhe ne te ardhmen duke i rezistuar ndryshimeve te mundshme strukturore, nisur nga domosdoshmeria e nje institucioni te tille dhe specifika e sferes qe ai mbulon.
Sot, Agjencia e Sherbimit Arkeologjik besoj se e ka kaluar fazen e veshtire te fillimit, dhe ka nisur funksionimin e saj normal qe reflektohet jo vetem ne veprimtarine e saj ne terren, por edhe ne organizimin e ketij seminari per arkeologjine e shpetimit, ne bashkepunim me homologet e saj franceze, Institutin Kombetar i Kerkimeve te Arkeologjise Parandaluese (INRAP) dhe Shkollen Franceze te Romes.
Si ministri pergjegjes per trashegimine kulturore, mund te them i bindur se risite cilesore kane filluar te funksionojne ne arkeologjine shqiptare, bazuar ne modelet e sprovuara evropiane te arkeologjise se shpetimit dhe bashkepunimin evropian, sic eshte edhe ky eveniment sot.
* Nga fjala e mbajtur dje, ne seminarin "Arkeologjia e shpetimit ne Shqiperi dhe eksperienca evropiane"
Viti 2008, erdhen 2.5 milione turiste
Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, tha ne Konferencen Nderkombetare per Strategjine e Zhvillimit te vendeve te Adriatikut dhe Jonit, te organizuar ditet e fundit ne Korfuz te Greqise, me iniciative te Ministrise se Jashtme Greke dhe te organizmes "Nisma e vendeve te Adriatikut dhe Jonit", se rreth 2.5 milione turiste vizituan Shqiperine gjate vitit 2008. Ne ekspozene e bere ne Konference dhe ne takimet e shumta qe pati gjate diteve te kesaj konference, ministri Pango paraqiti politikat dhe sukseset e qeverise Berisha ne fushen e turizmit, duke e vendosur Shqiperine ne qender te diskutimeve. Me vemendje te vecante pjesemarresit ne konference ndoqen paraqitjen qe beri beri z. Pango per permiresimin rrenjesor te legjislacionit ne fushen e turizmit, sic eshte ligji i koncesioneve, ligji i ri per Turizmin, ligji per "Portet turistike", te cilat u sigurojne investitoreve vendes dhe atyre te huaj mundesi teper te favorshme per investime ne fushen turistike. Vemendje te vecante ne ekspozene e tij, ministri Pango i kushtoi permiresimit te ndjeshem te infrastruktures ne Shqiperi, projekteve te shumta qe vendi yne po realizon me partneret nderkombetare dhe organizmat prestigjioze nderkombetare, lidhjes se turizmit me kulturen dhe zhvillimit kulturor te vendit, marketingut dhe reklames bashkekohore. Duke folur per arritjet konkrete ne fushen e turizmit, Pango tha se numri i vizitoreve deri ne dhjetor 2008 ishte 2,5 milione, 92 per qind e te cileve ishin evropiane, 5 per qind amerikane, 2 per qind aziatike dhe 1 per qind nga vende te ndryshme. Sipas tij, ne krahasim me vitin 2007 numri i turisteve gjate vitit te kaluar u rrit me 21 per qind, nga te cilet 23 per qind e vizitoreve jane nga Kosova, 25 per qind nga Maqedonia, 8 per qind nga Mali i Zi, 7 per qind nga Italia, 4 per qind nga Serbia,4 per qind nga Britania e Madhe, 6 per qind nga Greqia, 3 per qind nga Gjermania, etj.